Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Rajmonda Balilaj

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Dënimi i ish-kryebashkiakes është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove.

Balilaj, që qëndroi në krye të Bashkisë së Patosit për 3 mandate, është shpallur fajtore për abuzim me tenderat, duke i dhënë dy të tilla firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 ,milionë lekë, në shkelje të ligjit, në bashkëpunim me vartësit e saj: Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, të cilët po ashtu janë dënuar me burg.

Anisa Petani është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Enirjada Rizaj është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Shkëlqim Beqiraj është dënuar me vit burg dhe dënimi i tij është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

DOSJA

Balili me vartësit e saj, i dhanë dy tendera firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 milionë lekë, në shkelje të ligjit. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet dhe në bashkëpunim kanë shkelur barazinë për dy tenderat që konsistonin në ngritjen e mureve në rrugën Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie.

Konkretisht gjatë hetimit për procedurat e prokurimit të tenderit për ndërtimin e murit mbajtës me gabiona me gurë në Dugas Breg, për shkak të rrëshqitjes së tokës me fond limit 6,758,853.92 lekë, Balilaj dhe Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, rezultonte se fitues duhej të ishte shpallur operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

Nga hetimi u provua se, e ish kryetarja ka paracaktuar fituesin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet, në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me hetimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë.

Edhe në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”. 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesfushori: 15/01/2025 21:02

    Pra i kane terheq veshin.

    Përgjigju
  • Lushi: 15/01/2025 20:16

    Po demi qe ka shkaktuar sa ishte? Si eshte rikuperuar ky dem?

    Përgjigju
  • Patosi: 15/01/2025 19:20

    Shpetoi zagarja..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO