Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, rreth 280 milionë euro janë fondet e shpërdoruara nga ana e administratës qendrore e vendore, të konstatuara gjatë auditimeve të kryera nga KLSH gjatë periudhës janar-qershor. Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4.15 miliardë lekë; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 33.78 miliardë lekë nga të cilat: 31.96 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.