TIRANE - Shkarkohet nga detyra drejtori i Ujësjellës Kanalizime Tiranë Neritan Gjojdeshi. Bordi i Asamblesë së UKT-s, i drejtuar nga Bashkia e Tiranës vendosi shkarkimin e Gjojdeshi, pasi me qindra qytetarë u mbifaturuan padrejtësish.

Ne vend Neritan Gjojdeshit është emëruar Redi Molla. Gjithashtu asambleja vendosi që të ngrijë një komsion të posaçëm i cili do të shqyrtojë rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në katër zona të Tiranës ku janë hasur prombleme si dhe do të verifikojë performancën e UKT-s gjatë këtyre 5-muajve.

Ja njoftimi i Bashkise 
Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.

Në mbledhje u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.

Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, z. Neritan Gjojdeshi, dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

*Lajmi në përditësim

Redaksia Online
Shqiptarja.com