Nga data 1 shtator 2017 deri më 13 qershor 2018 janë monitoruar të gjithë transaksionet financiare të universiteteve publike në vend, prej së cilave janë zbuluar shkelje lidhur me fondet e tyre. Në një tryezë diskutimi, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare, Rigels Xhemollari bëri me dije disa prej abuzimeve të bëra me fondet e studenteve.
Janë shpenzuar 1 miliardë lekë të vjetra, flas gjithmonë për restaurim ndërtesash. Është blerë një makinë Hyndai, 76 milionë lekë të vjetra nga Universiteti i Elbasanit. Ruhen me 600 milionë lekë të vjetra për këtë periudhë, këto godina me betonarme me student brenda.
Rigels Xhemollari, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare
Sakaq, monitorimi konstaton se janë shpenzuar zero lekë për studime dhe kërkime shkencore të studentëve. Po ashtu edhe për bursa. Xhemollari tregon abuzimet e fondeve edhe me faturat e ujit të pijshëm.
Universiteti i Elbasanit pi 10-fishin e ujit të Universitetit të Tiranës. 54 milionë lekë të vjetra për ujë, ndërsa universiteti i Tiranës dhe Durrësit 3-4 milionë. Mos ka ndonjë lavazh afër universitetit, se ne nuk e dimë.
Rigels Xhemollari, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare
Pas publikimit të raportit mbi abuzimet në universitetet publike të grupimit të të rinjve të Qëndresës Qytetare në një tryezë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Shtetit ka vendosur menjëherë të nisë auditimin.
-
Kontrolli i Larte i Shtetit te filloje nga Univerditeti i Tiranes kur e drejtonte Dhori Kule. TE VAZHDOJE ME universitetin e Durresit kur e drejtonte Mithat Mema. Te dy hajdute ordinere. Pastaj te vazhdoje me te tjere. Dhe kush ka vhedhe te perfundoje ne burg. Ndryshe nuk marrin vesh keto te superkorruptuar
Përgjigju -
Po kete rektori Topi a nuk e kap dekriminalizimi se ka genjyer si Roshi
Përgjigju -
Hajduti hajdut mbetet.Skender Topi si hajdut iku nga Bari i Italise. Erdhi ketu dhe beri kerrdine me leket e studenteve qe u merrte per provime. 76 milion lek 1 makine e thjeshte Hyndai. Edhe e blinduar te jete se ka ate cmim.Kot si hyne ne shtepi dhe i vodhen 100 milion dhe ky hajduti dhe mashtruesi nuk pati kurajo te denanconte. Tani po i ben serish me korrupsion galopant
Përgjigju









Komente
Komento