Abuzimet me pronat në Durrës/ Nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar, mbeten në burg 4 ndihmës specialistët! Apeli liron 15 të tjerët

Abuzimet me pronat në Durrës/ Nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar, mbeten në burg 4 ndihmës specialistët! Apeli liron 15 të tjerët

Të arrestuarit para gjykatës (Foto nga seanca e kaluar)

DURRËS- Nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar për abuzimet me prona, në burg kanë mbetur vetëm 4 persona, një prej tyre vijon të mbetet në kërkim.

Gjykata e Apelit e Durrësit (zhvendosur në Kavajës pas dëmtimeve nga tërmeti) ka liruar nga qelitë 4 zyrtarët, më konkretisht Petrit Nezirin, ndihmës specialist policia Manzë; Ndricim Shikën, ndihmës specialist policia Shijak; Adem Likën, ndërtues dhe Gjergji Gerco, sekretar njësisë administrative Sukth. Ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në qeli Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës;  Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak; Ermal Petova (OPGj Manzë); Agim Osmani, ndihmës specialist policia Durrës; Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak ndërsa Gani Dama-polic patrulle është ende në kërkim.

Report Tv mëson se zyrtarët dhe policët pavarësisht se janë lënë të lirë, në detyrim paraqitje, Apeli nuk ka rikthyer asnjërin në punë. 

Në seancën e kaluar maratonë që ka zgjatur nga ora 09:00-19:30, togat e zeza lanë të lirë "shefat" dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues.

SI funksiononte skema e mashkrimit?
Të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Por përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje. Sipas dosjes hetimore, policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro. (LEXO KËTU TË PLOTË).

Mbeten në burg
Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)
Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak
Ermal Petova (OPGj Manzë)
Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës)
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)

Lihen të lirë
Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë)
Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak)
Adem Lika (ndërtues)
Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth)

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki