"Kujdes kujt i besoni në rrjete sociale"/ Psikologia: Vajzat më të prekura nga ngacmimet seksuale në internet! (VIDEO)

TIRANË- Krimet kompjuterike, e sidomos shantazhet tek minorenet apo tek të miturit vijon të jetë një fenomen tepër shqetësues për shoqërinë shqiptare. Në drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës rastet më të shumta të denoncimeve janë kryer nga vajzat. Në një intervistë për Report TV, psikologjia e policisë Besmira Muça shprehet se në disa raste, vajzat kanë rënë pre e abuzimeve pas shantazheve që u është bërë nga persona të ndryshëm.

“Nga rastet që kemi trajtuar ne si psikologë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, marin pjesë në intervistimet që janë të prekur viktima, minorene, të krimeve kibernetike që kanë ardhur për të denoncuar rastet kur mund të jenë shantazhuar, mund të jenë kërcënuar, mund të jenë keqpërdorur fotografitë apo videot intime herë pas here që janë nxjerrë nga autorë të ndryshëm dhe i kanë publikuar nëpër statuse dhe rrjete sociale, internet. Shpeshherë viktima të abuzimit në këtë rast janë vajzat, sepse ato janë më të prekura nga ky fenomen”, tha psikologia.

Duke u bërë apel të gjithë viktimave të prekur nga ky fenomen që çdo rast ta denoncojnë pranë policisë, Muça shprehet se oficerë të policisë por edhe psikologë kanë kryer takime me nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe atyre të mesme, duke i informuar ata për rreziqet që kanosen nga nga krimet kibernetike.

“Policia ka marrë masat e saj parandaluese, duke përfshirë këtu komunikimin që ne kemi me shkolla të ndryshme dhe gjimnaze të Tiranës, por edhe me shkolla 9-vjeçare. Kjo lidhet kryesisht me informimin e të rinjve lidhur me krimet kibernetike, ku shpeshherë një oficer i policisë gjyqësore që punon për krimet kibernetike, së bashku me një psikolog të policisë së Tiranës informojnë në shkolla të ndryshme rreziqet që i kanosen nga këto krime kibernetike”, përfundoi ajo.

Mësohet se rastet e krimeve kompjuterike të denoncuara në Policinë e Tiranës në krahasim me vitin e shkuar janë në ulje dhe zbulueshmerinë e tyre më e lartë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?