Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një grua, e po ashtu i ka vjedhur asaj para.
Sipas policisë, ngjarja raportohet se ka ndodhur më 26 shtator. Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave lidhur me rastin.
----------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento