1.2 mln € dëm shtetit me dëmshpërblimin për një pronë, nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm

1.2 mln € dëm shtetit me dëmshpërblimin për një pronë, nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm

Arlind Gjokutaj

Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe  Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.

Gjithashtu gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë per pushimin e ceshtjes per drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha. Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

Çështja ka të bëjë me një magazinë që shteti ia shiti Ilir Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Pas kësaj, Thana dëmshpërblye me këste me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës'

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arameras: 06/12/2023 07:38

    Rrofte Famtir Xhafaj dhe Andi Ballta me ne krye kasapin Ndini tavani

    Përgjigju
    • Hahahah: 06/12/2023 12:21

      O Arameras kto te 3 e thu ti funksiinojne si grup i struktur kriminal qe godazin armikun imagjinar poshte brezit hahahah

  • Aldi: 05/12/2023 11:38

    Rrnofte Mbreteria

    Përgjigju
    • Malakutet: 29/12/2023 18:51

      Rrofte shoku Enver dhe Ramiz Rrofshin shoket e partise Fatmiri Ndini me shoke

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar