TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë aktin e rëndë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, në Kryekuq të Lushnjës, ku mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha ka abuzuar seksualisht me nxënësen 12-vjeçare.
 
“Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia.”-thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit ku bëhet e ditur se nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës.
 
Më tej Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se ka ngritur menjëherë Komisionin e Investigimit të plotë të ngjarjes.
 
“Shërbimi psiko-social që ndodhet pranë kësaj shkolle, që prej ditës së sotme, ka ofruar asistencën e nevojshme, jo vetëm për nxënësen në fjalë, por edhe për nxënësit e tjerë të kësaj shkolle.”- shton më tej MAS.
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit, kërkon nga gjithë opinioni publik denoncimin e çdo akti të papranueshëm për shkollën dhe figurën e mësuesit.

“Toleranca jonë do të jetë zero, në mënyrë që të shkulim me rrënjë fenomene të tilla kriminale, duke shpërbërë edhe stafin pedagogjik që ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ngjarje të tilla.”- thuhet në reagimin e MAS.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)