Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Akërni të Vlorës ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. 43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.
70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa ai dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 70 mijë lekë që ndodheshin aty.
Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.
Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.
Ymeri është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike. E moshuara e ndihmonte herë pas here duke i dhënë ushqime.









Komente
Komento