Abuzimi me fëmijët, Vlahutin:
Ligji të parandalojë raste të tilla

Abuzimi me fëmijët, Vlahutin:<br />Ligji të parandalojë raste të tilla
Fushatës së Ministrisë se Mirëqenies Sociale dhe Rinisë #UneMbrojFemijët iu bashkua në Durrës ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Fondet për mbrojten sociale janë shumë të ulëta krahasim me vendet e tjera u shpreh Vlahutin.
 
''Ligji për fëmijët të jetë i lidhur me ligjin për mbrojtjen sociale që të behet më mirë parandalues. Fondet per mbrojtjen sociale vetëm 3 përqind, është shumë i vogël në krahasim me vendet e tjera'' u shpreh amasadorja.
 
Pas vizitës në stendat në qendër të qytetit, ku u shpërndanë broshura për mënyrën sesi duhet të reagojë çdokush ndaj rasteve te fëmijeve të dhunuar apo neglizhuar, aktiviteti eshte zhvendosur ne Universitetin e Durrësit, në një bisedë me mësues të këtij qyteti.
 
Ministri Klosi foli për ndryshimet e reja ligjore, që bën të detyrueshëm raportimin nga edukatorët e mësuesit, të rasteve të fëmijeve të dhunuar që paraqiten në shkolla të dhunuar apo dyshimin për probleme të tjera.
 
Prindërit gjithashtu duhet të reagojnë, të raportojnë te Njesia e Mbrojtjes së Femijeve nese vënë re se femija vjen nga shkolla i dhunuar apo frikësuar tha Ministri Klosi.

"Kërkojmë të zgjerojme aleancën në këtë fushatë në mënyrë që t’i paraprijmë rasteve, dhe ndjeshmeria mos të jete e lartë vetëm kur rastet ndodhin, siç ishte ai i Shkodrës'' u shpreh Klosi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë