Abuzimi me paratë e Invalidëve
Veliaj: Sot kallzimet për Fierin

TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, gjatë konferencës  së mbajtur në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar bëri të  ditur se do të vijojnë  sot kallëzimet në prokurori për rrethin e Fierit. Pas qytetit të Elbasani, ku 165 emra rezultuan të përfshirë në mënyrë abuzive në skemën e personave me afëtsi të kufizuar. Nga 372 përfitues kishim të bënim me 165 mashtrime, dhe e gjithë kjo vëtëm ë një fshat, në Labinot. Në këtë fshat kanë rezultuar 109 persona me të njejtën sëmundje.  Më pas, javën tjetër kallëzime të do të vijojnë në qytetin e Lushnjës.

Ministri Veliaj bëri të ditur se në të gjitha rrethet po hetohe dhe do të kallëzohen në prokurori të gjithë personat abuzues që kanë përfituar pa të drejtë pagesën sociale për personat me aftësi të kufizuar. Nga hetimet e deri tanishme, kanë rezultuar me mijëra bauzime. Lekët e këtyre personave janë përfituar padrejtësisht nga duar të tjera për çeshtje politike, duke lënë jashtë skemës personat në nevojë. Këto abuzime, krahas vonesave të pagave kanë bërë që shpesh kjo kategori të ngrihen në protesta pasi janë ndjerë të lënë pas dore, duke ju mohuar e drejta e tyre për të përfituar një pagë mujore. Në shumë rrethe të vendit, këto paga nuk janë marrë prej muajsh, dhe shkak për këtë është bërë keq menaxhimi i fonit për këtë kategori nga qeveria e shkuar.

Ministria e Mirëqenies Sociale, po bashkëpunon me Ministrinë e Financave, për të siguruar fondet që kjo kategori në të gjithë Shqipërinë të mund të përfitojë pagën për muajin dhjetor . Për invalidët dhe personat që përfitojnë ndihmë sociale nga janari do të kenë një skemë të re që synon të shmangë dhe eleminojëe abuzimet, që do të bëjë që ndihma të shkojë tek nevojtari. Më në fund, pasi u përfol që brenda këtij muaji do të ishtë e vështirë të përfitoheshin pagat e dhjetorit, në  një konferencë të mbajtur dje në kuadër të ditës ndërkombëtare për personat me afëtsi të kufizuar ato kanë marrë lajmin se këtë fund muaji do ti marrin pagat e tyre, ndërsa në janar do të marrin edhe ato të prapambeturat.

Ndërkohë që hetimet kanë filluar në të gjithë vendin dhe abuzuesit do të dalin para ligjit për krimin e tyre. Në këtë konferencë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, u shpreh se  “Rritja fiktive  duke shkuar në 2 mijë njerëz për çdo milion banor ishte e përmasave monumentale. Në Irak ka vetëm 100 persona për milion që shtohen në listën e personave me aftësi të kufizuar. Skema e re që do të aplikohet nga janari pritet tju japë fund abuzimeve të vazhdueshme me të cilat është përballur kjo kategori.

 Ministri Velia e deklaroj se kjo kategori do të ketë vazhdimisht mbështetjen e qeverisë dhe se nga muaji janar do të merren çdo muaji pagat, pa vonesa, dhe aq me pak që vonesat të zgjasin me muaj. Vonesat e deritanishme kanë ardhur për shkak të keq menaxhimit të fondeve për këtë kategori nga qeveria e shkuar. Fondi për pagat e personave me aftësi të kufizuar është përdorur për fushatën elektorale të qershorit, gje që ka sjellë edhe situatën në të cilën ndodhemi aktualisht, ka bërë të ditur Veliaj.

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Aleksandër Llanaj izolohet sërish në 41-bis

I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Aleksandër Llanaj izolohet sërish në 41-bis