Abuzimi me rrugët/ Ish-drejtuesit e ARRSH-së Xhika dhe Toma në hetim edhe për pastrim parash

Abuzimi me rrugët/ Ish-drejtuesit e ARRSH-së Xhika dhe Toma në hetim edhe për pastrim parash

Dashamir Xhika dhe Andi Toma

Në prokurorinë e Elbasanit  sipas burimeve të Report Tv ka nisur një tjetër procedim për pastrim parash ndaj dy ish-drejtorëve të rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma të dy me masa sigurie arrest shtëpie të ndryshuar në vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve ndaj dy ish-drejtorëve të ARRSH që akuzohen për shpërdorim detyre ka nisur një verifikim i hollësishëm.

Dy drejtuesit e ARRSH-së në dhjetë vitet e fundit akuzohen për abuzime me fondet për rrugët Elbasan – Gjinar dhe Elbasan – Tiranë. Përsa i përket rrugës Elbasan- Gjinar ajo edhe pse ka më shumë se 6 vite që është marrë në dorëzim aktualisht rruga vazhdon të jetë e shkatërruar në pjesën kryesore të saj, ndërsa përsa i përket autostradës Elbasan Tiranë edhe pse punimet ka në kohë që kanë nisur ende vazhdohet të punohet.

Sipas burimeve është prokurorja Armanda Xhaferri që ka nisur hetimet për këtë vepër penale dhe shumë shpjet priten të dalin detaje të tjera, pasi janë kryer verifikime në të gjithë rrethin familjarë të ish- dy drejtorëve të ARRSH-së. Në lidhje me këto dy rrugë Prokuroria e Elbasanit rreth një vit më parë nxori 13 urdhra arresti, por  asnjëri nga të arrestuarit e asaj kohë nuk ndodhet në qeli, pasi të gjithë kanë përftuar lirinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dari: 20/02/2019 23:29

    Kur u be dhe Kyoto kurva nga Cerriku me vile te tegu vari lesht te tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj