“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria” deklaroi ai.
Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.
Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet.
Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.
Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta pohuan se pritet që të ketë një diskutim nga prokurorët e çështjes nëse do të thirret ministri aktual i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili ka bërë një nga dy kallëzimet për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










