'Abuzimi i të miturave po fshihet pas martesave' Babai për Report TV: Dy vajzat e mia u martuan 14 vjeçe, e vogla ka 4 divorce! Ish Myftiu Gurra: Rastet s'janë të pakta

Rasti i mjekut kardiokirurg, Dervish Hasi, i arrestuar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar dhe abuzuar seksualisht për gati 2 vjet një vajzë të mitur e cila aktualisht ndodhet në moshën 16 vjeçare ka shokuar mbarë opinionin publik. Historia u zbulua pak ditë pasi një tjetër rast u zbulua në një qytet tjetër të Shqipërisë, ku një vajzë vetëm 13 vjeçe ishte martuar me një burrë 20 vjet më të madh. 

Duket që kjo është vetëm maja e ajsbergut. Martesat në moshë të vogël, vetëm 14 vjeçe, - abuzim i pastër seksual  por dhe abuzimet seksuale me vajza të vogla duket që kanë lulëzuar në mënyrë të fshehtë në shoqërinë tonë dhe tani po dalin në sipërfaqe. 

“Nuk janë të pakta rastet për fat të keq’ thotë Ish myftiu i Tiranës Ylli Gurra  në një prononcim për emisionin “Përballje’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.

Ndërkohë Skënder Vrenozi është babai i dy vajzave të cilat kanë qenë 14 vjeçe kur dhe janë martuar, megjithë kundërshtimet e tij. Sot ai është i divorcuar nga ish bashkëshortja për shkak të këtij refuzimi që i kishte bërë dy martesave

“Kam pasur dy martesa të jashtëligjshme në familje. Vajza e madhe u martua në moshën 14 vjeçe e gjysmë.  Në martesë është shkëputur nga shkolla dhe më pas e ka bërë me falsifim të dëftesës. Kam insistuar që martesa të mos bëhej.

Çfarë ndodh tani me vajzat?

Vajza e madhe është 24 vjeçe është e martuar dhe ka fëmijë. Vazja e vogël është 21 vjeçe tani nuk ka fëmijë. Ka pasur probleme me 4 divorce”

Mashtrimi me besimin

Ish myftiu i Tiranës shpreh shqetësimin për rastet në rritje të abuzimeve me të mitura që fshihen dhe pas petkut të besimit fetar.

“Ngjarja e këtyre ditëve është pa fjalë pa mend e pa logjikë të kthjedhët njerëzore. Po përpiqen tia veshin ngjyrimin fetar por nuk ka aspak lidhje me aspektin fetar. Është aq larg sa nuk mund ta imagjinojë logjika njerëzore. Nuk ka asnjë citat në Kuran që detyron besimtarët/et të kryejnë lidhje të këtij lloji. Rastet fatkeqësisht nuk janë të pakta.

Jep dhe një sqarim për martesat me shumë gra, poligamisë se çfarë thuhet në Kuran

“Mosha minorene është skllavëri. As Kurani dhe as religjoni nuk e detyron, përkundrazi ka citim në kapitullin për gratë ku saktësisht thotë: Për ju është më mirë dhe më e drejtë martesa vetëm me një bashkëshorte. Kurani nuk përjashton kontekstet shoqërore kombëtare e tradicionale në raport me kuadrin ligjor. Në Shqipëri ligjërisht Kodi i Familjes nuk lejon poligaminë. Kjo nuk do të thotë të ngrihemi e tia veshim detyrimin sipas tyre që vjen nga Kurani me kundërshtimin e ligjit tonë. Nuk ka justifikim.

Më tej fenomeni ka nxjerrë në pah dhe situatën në të cilën ndodhen këto familje 

 Në shumicën e rasteve familja nuk ka dijeni ose ka dijeni të cunguar. Jo të saktë. Dhe në këtë rast familja nuk ka qenë e mirëinformuar për cfarë pozicioni do të ishte vajza e tyre"

Skënder Vrenozi thotë se ka bërë denoncim në polici jo vetëm për incidentet në familjen e tij por dhe për thirrje për tu larguar në Siri por se këto denoncime sipas tij nuk janë marrë parasysh.

“Unë kam shumë informacione dhe video. Kjo zanafillë ka nisur mbi 15 vite dhe kam qenë kryesori që kam luftuar. Cdo incident që ka ndodhur janë të raportuara dhe dokumentuara në polici. Dua të them nuk ka faj Islami, janë individë të caktuar që prishin imazhin dhe ikin nën hijen e petkun e ismalimit. Kam pasur incident në xhaminë e fierit. Kam të dokumentuar brenda pjesëtarëve të familjes time thirrje për në Siri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Martojnë vajzat 14 vjeçe, Zhaklina Lekatari: Të bëhet depistimi mendor i prindërve! Flasin aktivistët: Abuzim i pastër seksual me minorene

 

Në emisionin “Përballje” në Report TV aktivistet Suela Koçibellinj nënvizuan se duhet ngritur zëri për të ndaluar rastet e abuzimeve seksuale me të mitura.

Koçibellinj aktiviste është shokuar për rastin e mjekut kardiokirurg i cili ka abuzuar me vajzën 14 vjeçare.

“Më shqetëson se kemi një mjek kirurg, që ka qenë kontigjent krimi dhe nuk ka qenë asnjëherë në vëmendje të policisë se cfarë bën ai më tej. Ka tre gra adulte të cilat nuk kanë folur ndërsa kanë asistuar në marrëdhënie seksuale me të mitur. Kanë përgjegjësi ligjore.

Ku po arrijmë të shfrytëzojmë, përdhosim të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo heshtja për shkak të kësaj apo asaj po bëjnë që sot ne të kemi vajza të vogla të abuzuara. Është zhgënjyese. Ambicia më e madhe e asaj vajze të vogël ishte të ishte gruaja e katërt e një burri 42 vjeçar, që kishte dhe tre gra të tjera. Kemi shpërbërë atë që po flasim për fuqizimin e vajzës e gruas për tu shkolluar. Pastaj kalojmë në materiale pornografike që është një rast i ndaluar”

Duhen folur ca gjëra, reaguar dhe vendosja para përgjegjësisë cdo person.

Edhe aktivistja Zhaklina Lekatari ngre zërin për edukimin e prindërve

“Ka nevojë dhe për edukimin e prindërve. Se nuk besoj se ata nuk e dinin, ose ata nuk janë të aftë të prindërojnë. Duhet të bëhet depistim mendor. Të gjitha këto ngarje janë skenarë hollivudi. Situata është alarmante”

Edhe sociologu Klaudio Pulaha kujton se "kemi të bëjmë me abuzim seksual të mirëfilltë me minorene'

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni