TIRANE - Bashkimi Evropian nuk do të ndëshkojë kolektivisht vendet e Ballkanit Perëndimor për abuzimin me liberalizimin e vizave.
Pohimi u bë pasditen e sotme në Tiranë nga komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, gjatë një konferencë për shtyp në përfundim të ditës së parë të takimit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar.
Malmstrom shpjegoi se vendet e Bashkimit Evropian janë shumë të shqetësuara nga shtimi me 75% brenda një viti të kërkesave për azil nga rajoni ynë.
Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që të ndërpritet abuzimi që kërcënon të gjithë sistemin, por shpjegoi se klauzola për pezullimin e marrëveshjes Schengen do të jetë një vendim i matur mirë që do të merret me shumicë të cilësuar.
“Klauzola e pezullimit ende nuk ekziston. Është negociuar mes parlamentarëve në Këshill dhe Parlamentit Evropian. Mendoj se do vendoset nga fundi i vitit. Por nuk do të ketë automatizëm. Nuk i drejtohet vetëm Ballkanit Perëndimor. Eshtë një amendament në Kodin e Vizave për të gjitha vendet me të cilët kemi marrëveshje për liberalizimin e vizave. Nëse do të aktivizohet, do të kryhet në bazë individuale pas një propozimi të Komisionit që do u drejtohet vendeve anëtare të cilat do të marrin një vendim me shumicë të cilësuar prej ¾-ash. Bindja ime dhe e Këshillit është të japim edhe më shumë liberalizim vizash, jo vetëm për këtë rajon, por edhe në zona të tjera të botës, por duhet të ekzistojë një klauzolë pezullimi në rast se kjo nuk funksionon.”, u shpreh Malmstrom.
Malmstrom tha se Shqipëria është në bisedime dypalëshe edhe me disa vende të BE-së për të gjetur një zgjidhje, ndërsa theksoi se ato duhet të jenë si afatshkurtra, ashtu edhe afatgjata, ku më këtë të fundit nënkuptoi përmirësimin e kushteve të jetesës së disa minoriteteve si ai rom.
Në emër të palës shqiptare, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, theksoi konstatimin edhe të BE-së se Shqipëria ka qenë ndër vendet që kanë shqetësuar më pak Bashkimin Evropian me kërkesat për azil.
Takimi i ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë të martën, ditë gjatë së cilës bisedimet do të fokusohen në temat që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com