Abuzimi,prokurorët udhëtime
pa ftesa dhe dokumentacion

Abuzime brenda mureve të prokurorisë. Zbardhen të tjera detaje rreth udhëtimeve, drekave dhe fjetjes nëpër hotele të prokurorëve shqiptarë, me paratë publike. Edhe pse duhet të ishin model për respektimin e ligjit, njerëzit e organit të akuzës në Shqipëri, rezultojnë se, kanë udhëtuar jashtë vendit me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pa paraqitur dokumentacion justifikues ligjor, duke krijuar dyshime të forta për udhëtime fiktive apo për udhëtime argëtuese.

Ky është një tjetër konstatim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e aludimit në Prokurorinë e Përgjithshme, mbi rregullshmërinë financiare, për vitet 2014-2015.

“Nga auditimi u konstatua dhe raste të mungesave apo të parregullsive në plotësimin e dokumentacionit shoqërues në rastin e shpenzimeve të udhëtimit dhe dietave. Në dokumentet e pagesës së zonjës... në Londër, më datë nisje 5 nëntor dhe kthim me 8 nëntor 2014, dokumenti urdhërshërbimi është pa firmosur nga zonja përgjegjëse e sektorit të buxhetit, kontabilitetit dhe investimeve dhe nga urdhëruesi. Në pagesën e shpenzimeve të kryera sipas urdhrit nr. 123 datë 20.11.2014, për pjesëmarrjen në konferencën rajonale ‘Sfidat kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit’, zhvilluar në Prishtinë, më datë nisje 4.12.2014 dhe kthim me datë 6.12.2014, në dokumentet justifikuese mungon ftesa e organizatorëve të konferencës”, thuhet në raportin e KLSH.

Në raport thuhet se janë konstatuar gjithashtu pagesa pa firmosur nga personat si nëpunësi zbatues dhe nga personi përgjegjës për lëvizjen e vlerave.

“Nga auditimi i dokumentacionit të arkës për muajin nëntor 2015, konstatohet mungesa e siglimeve për personat përgjegjës. Kështu janë konstatuar mandatpagesa pa firmosur nga personat si nëpunësi zbatues dhe nga personi përgjegjës për lëvizjen e vlerave. Mungesa e firmave nga personat e duhur janë konstatuar në mandatpagesat nr. 87, datë 17.11.2015, nr.80, datë 11.11.2015, nr.85, datë 12.11.2015, nr.34/2, datë 7.11.2015, nr.81, datë 12.11.2015, nr.88 datë 17.11.2015 etj.”, vijon raporti.

Shkelje të tjera

Gjithashtu rezulton se me urdhër shpenzimi nr. 397, datë 17.12.2015, janë shpërblyer tre ekspertë për punën e bërë në shumën 300 000 lekë. Por, KLSH ka konstatuar se mungon licenca e ekspertëve. “Mungon dokumentacioni teknik, licenca e ekspertes... Dokumenti për parashikimin e punës që do të kryhet, për realizimin e aktit të ekspertimit, është firmosur nga grupi i ekspertëve dhe nuk është firmosur nga prokurori i çështjes.

Nga auditimi i shpenzimeve të mirëmbajtjes së mjeteve të transportit, të cilat arrijnë një vlerë 3 955 000 lekë, u konstatua një planifikim jo i drejtë i nevojave të mirëmbajtjes në fillim të vitit si dhe mungesa të dokumentacionit (procesverbalit), mbi marrjen në dorëzim të mjeteve mbas kryerjes së riparimit”, thuhet në raportin e KLSH.
 
Shkelja
Edhe pse duhet të ishin model për respektimin e ligjit, njerëzit e organit të akuzës në Shqipëri, rezultojnë se, kanë udhëtuar jashtë vendit me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pa paraqitur dokumentacion justifikues ligjor.
 
Shpenzimet
Nga auditimi i shpenzimeve të mirëmbajtjes së mjeteve të transportit, të cilat arrijnë një vlerë 3 955 000 lekë, u konstatua një planifikim jo i drejtë i nevojave të mirëmbajtjes në fillim të vitit si dhe mungesa të dokumentacionit mbi marrjen në dorëzim të mjeteve mbas kryerjes së riparimit.

Shpenzimet e Prokurorisë për rikonstruktim zyrash dhe mobilie
 
Pajisje dhe orendi zyre
Për vitin 2014, si rezultat i rishikimit të buxhetit dhe rialokimit të fondeve në muajin dhjetor, fondi i planifikuar për pajisje dhe orendi zyre ka qenë 37 103 mijë lekë, realizimi faktik 36 726 lekë ose 96.38 %. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve është destinuar për pajisje me orendi të zyrave të prokurorive, planifikuar për rikonstruksione, shtesa kati dhe pjesa më e madhe e këtyre fondeve u planifikua për godinën e re të Prokurorisë së Rrethit Shkodër, 23 638 mijë lekë, fond i cili u realizua në vlerën 23 310 mijë lekë ose 98.61 %. Për aparatin e Prokurorisë së Përgjithshme u planifikuan 960 mijë lekë, ku u realizuan 942 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Berat u planifikuan 460 mijë lekë, ku u realizuan 428 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Durrës u planifikuan 1 093 mijë lekë, ku u realizuan 100 %, për Prokurorinë e Rrethit Elbasan u planifikuan 480 mijë lekë, ku u realizuan 483 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Fier u planifikuan 1 181 mijë lekë, ku u realizuan 100 %, për Prokurorinë e Rrethit Kavajë u planifikuan 680 mijë lekë, ku u realizuan 667 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Korçës u planifikuan 42 mijë lekë, ku u realizuan 100 %, për Prokurorinë e Rrethit Krujë u planifikuan 1 500 mijë lekë, ku u realizuan 1 950 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Lezhë u planifikuan 1 799 mijë lekë, ku u realizuan 1 195 mijë lekë.
 
Blerje dhe instalim kondicioneri
Fondi vjetor i planifikuar për këtë produkt ka qenë 1 866 lekë dhe është realizuar 1 785 lekë ose 95.65 %.
 
Rikonstruksion godine dhe blerje e instalim ashensori
Shuma e planifikuar për këtë projekt, në Aparatin e Prokurorisë së Përgjithshme, ka qenë 11 862 mijë lekë dhe është realizuar 11 596 lekë.
 
Ndërtim godine e re
Për vitin 2014, u planifikuan fonde për përfundimin e godinës së re në Shkodër 54 568 mijë lekë, fond i cili është realizuar 54 567 mijë lekë.
 
Sistemi i hyrje-daljeve me karta

Në Prokurorinë e Rrethit Elbasan ka qenë planifikuar shuma 450 mijë lekë, ku është realizuar 310 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Korçë, si rezultat rialokimeve të fondeve, u planifikua blerje dhe instalim kamerash në shumën 124 mijë lekë dhe u realizua në shumën 98 mijë lekë, për Prokurorinë e Rrethit Krujë u planifikuan 200 mijë lekë dhe u realizuan 180 mijë lekë.
 
Blerje gjeneratorë 
Gjatë vitit 2014, si pasojë e rialokimit të fondeve u planifikuan blerje gjeneratorë për dy prokurori, duke avancuar kështu nga projektet e kërkuara për vitin 2015 e konkretisht: Për Prokurorinë e Rrethit Fier u planifikua shuma 1 500 mijë lekë, ku u realizua në shumën 1 356 mijë lekë dhe për Prokurorinë e Rrethit Dibër u planifikua shuma 1 500 mijë lekë, e cila u realizua në shumën 1 416 mijë lekë. Për nevoja të Prokurorisë së Përgjithshme u planifikuan fonde për blerje softueri në shumën 1 800 mijë lekë, ku u realizua në shumën 1 788 mijë lekë. Po ashtu, për pagimin e kolaudatorit dhe supervizorit, u planifikua shumë 1 735 mijë lekë, ku u realizua në shumën 944 mijë lekë.

klsh

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit

Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit