Abuzimi seksual i së miturës që ‘blihej’ nga klientët në Greqi, përfundon pas hekurave edhe e ëma e 12-vjeçares! Si e përdonte të bijën për para
E ëma e vajzës 12-vjeçare
GREQI- Prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë. Gjithçka nisi me një 53-vjeçar i cili i linte takime me ‘klientët’ përmes një aplikacioni. Por ngjarja tronditëse nuk përfundoi me kaq, disa detaje të tjera edhe më tronditëse, e ëma e vajzës ka përfunduar pas hekurave si e përfshirë në gjithë këtë masakër, raportojnë mediat e huaja.
Nëna e saj 37-vjeçare, duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.
Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove.
Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mund të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se në sallën e gjyqit kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, më të rritur se 12-vjeçarja, të cilët kur kanë parë të ëmën në pranga, kanë shpërthyer në lot.
Kujtojmë se e mitura 12-vjeçare është abuzuar fillimisht sekskualisht nga 53- vjeçari Ilias Michos. Nëpërmjet një aplikacioni ai i gjente klientë për të kryer marrëdhnënie në shumën 50 euro.
Mediat greke bëjnë me dije se vajza e kishte takuar 53-vjeçarin në minimarketin e tij, ku shkonte shpesh. Ai menaxhonte një llogari me të dhënat e vajzës në një aplikacion, ku fliste me klientët. Nga dosja hetimore, mësohet se bisedat nga profili i vajzës me rreth 212 klientë janë bërë përmes aplikacionit “blindchat”, ku regjistrohet e-mail dhe të dhënat e kartës PayPal. Disa prej personave refuzonin ta takonin për shkak të moshës së të miturës.
Ndërsa Michos dhe klienti 42-vjeçar thonë se kanë kryer marrëdhënie me të miturën me dëshirën e saj. Ilias Michos ka pohuar se e mitura i ka dërguar foto dhe video nudo e ka kryer marrëdhënie me të 4 ose 5 herë në dyqanin që menaxhonte dhe në shtëpi kur kishte gruan me pushime. Në rrëfimin e tij, Michos shtoi se nëna e të miturës ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13