Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë kundër dhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona. E pranishme ishte edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga bashkë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Në fotografitë e publikuara Jahjaga shkruan: “Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë! Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju”.
Lajmi kryesor:
Dalin FOTOT dhe EMRAT, këta janë 5 të rinjtë që abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren në Kosovë! Protesta në Tiranë, Prishtinë e Shkup
Ora 16:03
Abuzimi seksual ndaj 11-vjeçares, qytetari merr qenin në protestë, i var pankartën në qafë: Bubi, mos e lësho përdhunuesin