TIRANE - “Nuk kam për ta falur asnjëherë babain tim”. Kështu u shpreh 18 vjeçarja me inicialet K.L e cila disa ditë më parë ka denoncuar në policinë e Tiranës se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të. Lidhur me këtë ngjarje, e pyetur nga gazeta “Shqiptarja.com”, vajza shprehet se çdo gjë që ka deklaruar në polici janë të vërteta. Më tej, edhe pse vajza tregohet e rezervuar të përgjigjet, ajo shprehet se nuk është hera e parë që babai i saj ka abuzuar me të. Po sipas vajzës, abuzimet ndodhnin sa herë që nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi. Ndërkohë, 18 vjeçarja me kokën e ulur poshtë shprehet se ngjarja ka ndodhur rreth gjashtë vite më pra, kur ajo ka qenë në moshë të mitur. Madje, e dëmtuara u shpreh se në atë kohë ka qënë vetëm 12 vjeçe dhe kishte pasur frikë që të tregonte mbi këtë ngjarje.
/Shqiptarja.com









