Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij, dërgohet në gjyq ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij, dërgohet në gjyq ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

Nikoll Deda

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Nikoll Dedën i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Ish-kreu i Urdhrit të Stomatologëve, Nikoll Deda shkarkoi punonjës dhe punësoi të fejuarat e djemve të tij.

Sipas Prokurorisë, Deda dhe pse i pezulluar bleu një godinë 700 mijë euro dhe mori kredi 250 mijë euro.

Ai u pezullua nga detyra më 4 nëntor 2023 pas një denoncimi të bërë nga një person me inicialet A.G i cili e akuzon për shkeljen e rregullores së institucionit, duke mos orgnizuar zgjedhje në Komitetin Drejtues, gjithashtu dhe për abuzime financiare.

Në kallëzimin e bërë, A.G tha se Këshilli Kombëtar i këtij institucioni nuk mund të merrte vendime për shpenzime të majme financiare, ndërkohë që ka një vendim nga gjykata e Tiranës për sigurim padie që në vitin 2020.

Në këtë kohë kallëzuesi ka pretenduar se megjithëse ka patur një sigurim padie nga Gjykata Administrative, Nikoll Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Amerika vendosi! Çfarë mendojnë shqiptarët për fitoren e Trump? (VIDEO)

Amerika vendosi! Çfarë mendojnë shqiptarët për fitoren e Trump? (VIDEO)