Rihapja e dentistëve me masat e reja/ Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Do rrisim çmimet, kostot janë shtuar

TIRANË- Situata e COVID-19 duket se do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të shërbimeve stomatologjike. Ky fakt është pohuar nga vetë Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, gjatë një lidhje live për Report Tv. Sipas tij, gjithçka është rrjedhojë e kostove të shtuara dhe dentistët janë të lirë të vendosin për çmimet.

"Këto kushte të shtuara kanë edhe kosto të shtura. Çdo klinikë dentare, çdo dentist është i pavarur tek fatura, rregullat e tregut. Është shërbim i lirë dhe çmimet përcaktohet nga vetë dentisti. Disa e marrin për bazë disa se marrin. Shërbimi i dentistëve në kohë COVID-i ka kosto të shtuar.  Unë nuk kam të drejtë të referoj asnjë çmim. Çdo dentist është i lirë tek klinika e tij të afishoje vetë çmimet, sipas kostos, sipas interesave të tyre", tha Deda.

Filtri i parë mes klientëve dhe dentistëve për mbrojtjen nga infektimi do të jetë telefoni.

"Faza e parë është se dentisti duhet të flasë me pacientin. Filtri i parë është telefoni. Do informohet për historikun, sëmundjet e tij të frymëmarrjes. Të organeve të rëndësishme. Raportet me COVID-19. Mund të ketë pasur një familjar me COVID", shtoi Deda.

Klinikat dentare do të lejohen të hapen më datë 11 maj, por me kushtin që të zbatojnë në mënyrë rigoroze protokollet e sigurisë.

"Dentistët duhet të jenë tepër të kujdesshëm. Ata duhet të ndjekin direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë. Dentistët kanë kulturën profesionale dhe jam i sigurt që nuk do të ndikojnë në shtimin e të prekurve me COVID", përfundoi presidenti i Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 07/05/2020 16:29

    Po' Keto maskarenj duan ta shkarkojne krizen Ke ne keta. Te ngrene cmimet te fitojne ata

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 07/05/2020 16:26

    Ti nikoll deda/derri mund ti rritesh çmimet se bersite e tua jane me te vlera se jeta e nje pacienti. Zoti te ruajt ngandonje mallkim i zemres tronditur te ndonje klienti!

    Përgjigju
  • And: 07/05/2020 16:24

    Cmimi i benzines ketu ku jetoj ka qene 1,50€ dhe ne kete moment eshte 1,26€.Po ne Shqiperi a i kan ulur çmimet.Te pangopurit dhe ky presidenti i dentisteve hajdut profesional.

    Përgjigju
  • asl: 07/05/2020 16:19

    Prandaj e ka koken si qen stani nga vjedhjet.Ngriji cmimet se emigrantet i bejne djembet atje ku jetojne.Cti bejme se kemi pleqte ca si puna juaj nuk behen njerez,ju zoteri ju duhet nje kafaz,kafshe.

    Përgjigju
  • Dhembi: 07/05/2020 16:09

    Ca thua ore, po dentistet e kane patur edhe me perpara qe duhet te deziinfektonin cdo gje, apo sebepi. Boll ore se na cate trapin.

    Përgjigju
  • Tiku: 07/05/2020 15:57

    Po car kostosh ore, Po dezibfektimit eshte dhe ka qene kosto per dentist in perhere. Apo do vere tunnel dezinfekues?

    Përgjigju
  • Jon: 07/05/2020 15:38

    O qaf derr, jeni bo me makina 100.000 € dhe paguani taksa si biznes i vogel ,dhe prap nuk u ngopet. Ty dhe shoket e tu të pa ndershëm i zente haku i fukarejve.

    Përgjigju
  • Lui: 07/05/2020 15:27

    Cfare kostosh jane rritur more?! Ju si me si pa Covid-19 duhet ta keni paster dhe te higjenizuar ambjentin dhe veten tuaj. Maskat, i keni pasur dhe do i keni me apo pa Covid-19. Apo keni rritje kosto sepse do e pyesni pacientin per 4-5 pyetje me tel.. Ju marrte djalli juve dhe te gjithe ata qe perfitojne nga cdo situate.

    Përgjigju
  • Qytet: 07/05/2020 15:25

    O zotri po rritja e cmimit pas covid 19 do ulet prape apo do vazhdoje te qendroje i rritur se ketu nje cmim po u ngrit nuk ulet me, pritet ndonje gje tjeter per te ngritur cmimin perseri. Pastaj edhe popullsia eshte goditur nga covid 19 po keto njerez ku do i gjejne leket per me teper cilesia e punes pavarsisht se eshte subjektive ne shume raste le per te deshiruar. Keshtu qe rrisni cmimer dhe njerezit do i rregullojne dhembet shume me rralle se me page lufte jane keehtu me shume solidaritet te nderuar

    Përgjigju
  • Ggg: 07/05/2020 15:17

    Te gjithe duan te rrisin cmimet por ne kurriz te popullit, ku do i gjeje populli leket sepse rrogat jo vetem qe nuk po ngrihen biles eshte per te thene qe po ulen.... cfare kostosh jane ngritur per dentistet qe keta dashkan te rrisin cmimet??? Apo se do e disinfektojne ambientin.... Disinfektimi i ambienteve te dentisteve duhet bere edhe sikur covid te mos ekzistoje ska lidhje fare me covidin.... qe tani i kane cmimet shume te larta dentistet e jo me ti ngrejne akoma

    Përgjigju
  • free: 07/05/2020 15:14

    qenka rritur kosto po mileti si i ka pas punet me kostot? hajde super b*** ky hajde

    Përgjigju
  • Dentisti: 07/05/2020 15:14

    Po rritini, ekonomi tregu eshte sic ka qene, robi do shkoje ose te me i liri, ose te me i miri. S'na prish pune. Po kjo qe kane 2 muaj qe skane punuar edhe do i rrisim cmimet, sikur nuk eshte argument, se edhe klienti ka dy muaj qe po percapet pa rroge e pa pune. Pastaj, kosto per 1 dezinfektakt edhe 1 maske?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!