Ylli i njohur kinematografik është bërë pjesë e ‘valës’ së të akuzuarve për abuzim seksual në Holliwood. Bëhet fjalë për aktorin Morgan Freeman, i cili akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me mbesën e ndjerë të gruas së tij të parë, Jeanette Adair Bradshaw. Kjo e fundit u vra nga i dashuri i saj në vitin 2015, dhe gjatë procesit gjyqëst qe mbahej ndaj vrasësit të mbesës E’Dena Hines, Lamar Davenport, nëna e viktimës akuzoi aktorin e famshëm të Holliwoodit për abuzim seksual me të bijën e ndjerë.
Freeman, 80 vjeç, gjithmonë i ka mohuar akuzat në lidhje me marrëdhënien e tij me mbesën e gruas. Edhe 33-vjeçarja E’Dena Hines ka treguar para se të ndërronte jetë se e donte Freeman si një gjysh. Hines ishte aktore dhe e shoqëronte në shumë evente Freeman-in. Ky i fundit madje i paguante apartamentin asaj ku jetonte me të dashurin që i mori jetën.
Lamar Davenport, 33 vjeç, është dënuar për vrasjen e Hines me 20 vjet burg dhe 5 vjet mbikëqyrje pas lirimit. Ai e qëlloi 25 herë me thikë për vdekje partneren e tij nën efektin e drogës.