SARANDË-Mund të ishte mbesa e tyre, por kjo nuk ka penguar dy burra mbi të 60-at që të abuzojnë seksualisht dhe më pas ta përdorin për prostitucion një 13 vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ndërsa situata bëhet edhe më skandaloze ku i përfshirë në këtë skemë është edhe kryeinspektori.

Në pranga përfundoi kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në pikën kufitare Rips dhe tutori Stefan Koloi, 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol. Arrestimi i tyre është bërë nga SHÇBA , pas një hetimi 1 mujor për rastin që ishte denoncuar në Polcicinë e Sarandës.

Kryeinspektori Rako, i cili ishte klient i 13-vjeçares u arrestuar në flagrancë, ndërsa Stefan Koloi, 62 vjeç ishte tutori i saj, i cili ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi 13 vjeçaren, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit. Korbi kishte përshtatur lokalin e tij si vend për shfrytëzim prostitucioni. 

Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i arrestuar në 2007 për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” por është shpallur i pafajshëm

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar

– 2 automjete;

– 4 aparate celularë;

– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale

– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Banorët e zonës shprehen për Report Tv dhe Stefan Koloin e njohin si burrë të mirë, ndërsa shtojnë se dëgjonin zëra në lokalin e tij, por e mbante të mbyllur.

Stefan Koloi

 

Petraq Rako

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:55
Abuzoi me të miturën, banorët flasin për tutorin: Stefan Koloi burrë i mirë, dëgjonim zëra në lokalin e tij por e mbante të mbyllur

Dy banorë të zonës kanë reaguar për arrestimin e Stefan Koloit, i cili akuzohet se kishte përshtatur lokalin e tij si ambient për shfrytëzim prostitucioni duke abuzuar me një 13-vjeçare. Banori për mikrofonin e Report Tv tha se Koloin e njihnin si një burrë të mirë, që shikonte hallin e tij. Sakaq, ata shprehen se lokalin e kishte të mbyllur, por dëgjonin dhe zëra njerëzish.

Kujtojmë se Stefan koloi u arrestua së bashku me kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç pasi akuzohen se abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare dhe më pas ta përdornin këtë të fundit për prostitucion.

"Stefani, njeri i mirë në punë të tij, se ç'kishte ai në mëndje nuk e dijmë. E ka mbyllur ai, nuk punonte në lokal. Vetë ai vinte këtu për të pastruar.Lokali nuk ka qenë i hapur. Ay vinin gra, kishte zëra, por nuk e di kur vinin e kur dilnin."-tha banori.