Abuzoi seksualisht me të bijën për tre vjet, lihet në burg babai monstër

Abuzoi seksualisht me të bijën për tre vjet, lihet në burg babai monstër

Është lënë në burg babai monstër Sh.I, i cili tronditi opinionin publik dy ditë më parë  ku edhe u arrestua nga policia. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej 3 vitesh, ku ndaj saj ka ushtruar edhe dhunë fizike.

Seanca në ngarkim të tij u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk kishte të pranishëm asnjë nga familjarët.

Sh.I, 48 vjeç do të përballet me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Vajza vetëm 18 vjeç ka rrëfyer të gjithë skenën se si kishte nisur 'ferri' nga i ati për të. Sipas saj i ati e ka abuzuar seksualisht që prej tre vitesh, ku edhe pse ka gjetur forcën të denoncojë ajo shprehet se nuk është mbështetur.

Vajza që denoncoi të atin për abuzim seksual për tre vite ka akuzuar se policia nuk veproi për ta mbrojtur. Ajo thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve

 “Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” - tha vajza denoncuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/07/2019 09:27

    Policë fshatarë!

    Përgjigju
  • skandale te padegjuara: 12/07/2019 16:46

    Po me siguri qe gruaja e tij e ka pasur me nje tjeter ate vajzen, se s'ka mundesi qe te ndodhin te tilla tmerre...

    Përgjigju
  • Para Laci: 12/07/2019 16:05

    Po' cfar na e nxjerrni si lajm kete ligen, po' ai do varur ne mes te qytetit qe ti duhen 3 dite qe te vdes ne litar

    Përgjigju
  • xxx: 12/07/2019 16:03

    Duhet te merret mase per policet fajtore qe nuk mbeshtesin denoncimet dhe perkrahin dhunuesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni