Abuzoi seksualisht me të miturën në
makinë, kapet 30-vjeçari në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka prangosur sot 30 vjeçarin Denis Havajl, pasi ai ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 13 vjeçare.
 
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se, 30 vjeçari përmes përdorimit të forcës ka marrë 13 vjeçaren dhe e ka dhunuar seksualisht dhe sapo kjo e fundit ka mundur që të largohet nga vendi ku 30 vjeçari bëri aktin, ajo ka rrëfyer gjithçka tek prindërit e saj.
 
Këta të fudnit kanë bërë kallëzimin në policinë e Bulqizës, e cila më pas ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në komisariatin e policisë të dhunuesit.
 
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në automjetin e 30 vjeçarit Denis Havajl.
 
Ja njoftimi i policisë
Më datë 29.02.2016 nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
●Denis Havalja, 30 vjeç, banues në fshatin Cërruj Bashkia Klos Mat.
Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur "Fushë Bulqizë" ka marrë në automjetin e tij tip "Range-Rover" me targa të huaja T 357 JDP shtetasen me inicialet M.D, 14 vjeçe, ku dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", "Drejtim automjeti pa dëshmi përkatëse", parashikuar nga nenet 100 dhe 291 të Kodit Penal..
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm

Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm