Abuzonte dhe shante ‘live’ personat me aftësi të kufizuara, lihet në paraburgim Tik Tok-eri shqiptar në Greqi

Për poshtërim, dhunë dhe shfrytëzim të personave të pambrojtur. Me këto akuza Gjykata e Athinës, la në paraburgim deri në fund të hetimeve, Tik Tok-erin shqiptar Florian Zani.

Avokatët thanë se Zani çdo gjë ka qenë në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live.

Në mbështetje të tij deponuan edhe miqtë që merrnin pjesë në xhirime, por nuk u lejuan viktimat të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës marrja e dëshmitarë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.

Shqiptari Florian Zani nuk mundi të sqarojë gjykatën lidhur me akuzat se ai ishte paguar nga persona të pa njohur në internet për t’i poshtëruar viktimat në mënyra sadiste, si dhe nuk mundi të vërtetojë se paratë që ai përfiton nga videot e tij janë të ligjshme.

Flarian Zani ose Hayate siç është pseudonimi i tij në rrjetet sociale, u arrestua para disa ditësh në flagrancë duke poshtëruar disa persona me aftësi të kufizuara.

Kanë qenë organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe youtube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë