Një tik-toker shqiptar është arrestuar nga policia greke. Bëhet fjalë për TikTok-erin “Hayate”, emri i së cilit është Florjan Zani. Ai ka rënë në pranga pas një denoncimi që është bërë ndaj tij se abuzonte dhe ofendonte në lidhjet live në TikTok dhe YouTube personat me aftësi të kufizuara. Ndaj tij rëndojnë akuzat për racizëm ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje.
Arrestimi i shqiptarit me origjinë nga Vlora u krye gjatë orëve të pasdites të së martës, 6 shkurt, pasi ndaj Zanit u bënë disa denoncime për racizëm, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.
Kanë qenë organizatat në mbrojtje të këtyre personave, të cilat e denoncuan pasi shqiptari në rrjetet sociale TikTok dhe Youtube bënte shpesh video në rrjetet sociale ku fyente dhe tallte personat me aftësi të kufizuara, apo edhe vajza. Madje, disa media greke shkruajnë se ai kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube.
Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik. Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda.
Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy vajza që kishin rënë pre e ofendimeve të tij në videot live në TikTok dhe YouTube.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjuterë, disa hard disk dhe programe kompjuterike. Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e sotme, 7 shkurt.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor, 21:29
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23