Policia italiane  ka vënë në pranga një shqiptar 43-vjeçar me iniciale Z.L dhe mikun e tij italian një 37-vjeçar, pasi kanë abuzuar seksualisht me tre vajza të mitura.

Mediat italiane shkruajnë se  policia e ka patur shumë të vështirë të hetojë këta persona pasi konsideroheshin si persona të afërt me familjen  e vajzave.

Nga të dhënat e para mësohet se vajza më e madhe e familjes ka denoncuar abuzuesit  në polici, ndërsa ajo ka motivuar dhe motrat e saj për të folur lidhur me rastin e abuzimeve që bënte shqiptari dhe miku i tij italian.

Mediat raportojnë se dy abuzuesit, përfitonin nga rasti kur fëmijët  ishin të pashoqëruar, ndërsa ngacmimet e tyre ishin të një natyrë perverse dhe me deklarata dashurie.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com