Shfrytëzuan 16-vjeçaren për prostitucion, lihen në burg dy të akuzuarit në Korçë

Shfrytëzuan 16-vjeçaren për prostitucion, lihen në burg dy të akuzuarit në Korçë

Gjykata e Korçës

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën arrest me burg për dy personat e akuzuar se shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion. Ata akuzohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas policisë 26-vjeçari M.B., e shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion, ndërsa 41-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, se 41-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para.

Ndërkohë, Ledian Spaho, avokati i 26-vjeçarit thotë se nuk ka prova për shfrytëzim prostitucioni.

“Në vlerësimin tonë si mbrojtje, dyshimi nuk ka ndonjë provë konkrete por janë deklarime të personave kallëzues të cilët orientojnë organin e akuzës në lidhje me ekzistencën e elementi të veprës penale por mënyra, forma, koha ku mund të jetë konsumuar vepra penale nuk përcaktohet. Nga ana tjetër rezulton që në lidhje me shtetasin M.B nuk ka ankesë konkrete por referohet vetëm nga komunikimi dhe një marrëdhënie që kanë patur të rinjtë kohët e fundit. Njëri është për "shfrytëzim prostitucioni" dhe dua tu shpjegoj që s'jemi në kushtet e një akuze por të një dyshimi. Nëse do flasim për akuzë do të presim përfundimin e hetimeve dhe administrimin e tërësisë të provave për të parë nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në këtë moment s'mund të flasim për këtë vepër penale sepse ajo kërkon elementë konkretë, veprime konkrete.

Po, është pranuar në deklarimet që kanë dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, është deklaruar që kanë kryer marrëdhënie seksuale. Kanë ndodhur me dëshirën e vetë të miturës e cila absolutisht në asnjë moment nuk provohet të jetë imponuar apo detyruar forcërisht. Janë kryer marrëdhënie seksuale por ngelemi skeptikë dhe jokonkretë nëse janë kryer dhe si janë kryer sepse akti seksual s'mund të kryhet në mënyrë brutale. Është minorene por ka kaluar kufirin e moshës 14 vjeç, është 15 vjeç dhe nëse marrëdhënia seksuale e saj është me dëshirë, mandej është organi i akuzës që përcakton veprën. Do i ngelet përfundimit të hetimeve dhe çfarë do na diktojnë provat. Para gjykatës të akuzuarit janë shprehur dakord me mbrojtjen."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut