Abuzuan seksualisht me të miturën në Kosovë, zbardhet dosja e njërit prej të dyshuarve: U akuzua 5 herë për vjedhje e dhunë

Abuzuan seksualisht me të miturën në Kosovë, zbardhet dosja e njërit prej të dyshuarve: U akuzua 5 herë për vjedhje e dhunë

1661891741_Screenshot1.jpg

Njëri nga pesë personat që keqtrajtuan seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare, Ekrem Rexhepi, nuk është emër i panjohur për policinë e Kosovës. Rexhepi disa herë ka përfunduar në karrigen e të akuzuarit për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Ekrem Rexhepi ka disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se Rexhepi në maj të 2019-ës ishte shpallur fajtor për veprën penale ‘Vjedhje’. Gjykata kishte shpallur aktgjykimin, ku Rexhepi dënohej me burgim në kohëzgjatje prej një viti dhe gjobë prej 400 euro.

Nuk vonoi shumë dhe ai u përfshi sërish në telashe, duke përfunduar në cilësinë e të pandehurit në Gjykatë. Në shtator të po atij viti, Rexhepi akuzohej për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja e Pyllit’, por akuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë u hodh poshtë.

Edhe viti 2020 përfundoi me avazin e vjetër për Ekrem Rexhepin. Rexhepi ishte shndërruar në emër të njohur për institucionet e sigurisë, pasi që ai përsëri kishte përfunduar në pranga. Këtë herë jo për vjedhje, por po akuzohej për dhunë në familje. I njëjti me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në dhjetor të atij viti, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, si dhe dënim me gjobë me kusht në shumë prej 300 euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga Sinjali, bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte hedhur poshtë një tjetër akuzë të Prokurorisë kundër të pandehurit Ekrem Rexhepi, për veprën penale ‘Vjedhja’. Edhe në vitin 2022, Ekrem Rexhepi, ‘vizitoi’ Gjykatën si i akuzuar për veprën penale ‘Vjedhja’, por që edhe kjo akuzë e Prokurorisë u hodh poshtë, duke pushuar kështu procedura penale ndaj tij. E së fundi Rexhepi është dërguar në paraburgim, si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunim’. Ai bashkë me vëllain e tij të mitur dhe tre persona tjerë, dyshohen se kanë dhunuar seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren, burg 4 autorëve! Dëshmia e të miturës: Isha në park, më mbyllën gojën kur po bërtisja


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë