Acari dhe COVID mbyllin disa ambasada shqiptare në Europë! Numrat e telefonit për të gjitha rastet urgjente

Acari dhe COVID mbyllin disa ambasada shqiptare në Europë! Numrat e telefonit për të gjitha rastet urgjente

Ministria e Jashtme shqiptare

TIRANË- Për shkak të motit të keq që ka pushuar Europën, por edhe situatës së COVID si rrjedhojë e rritjeve të rasteve, janë mbyllur disa ambasada shqiptare në disa shtete.

Më konkretisht do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Jashtme në Shqipëri, e ndërsa janë lënë edhe disa numra telefoni për të gjitha rastet urgjente.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike. Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456
Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale", njofton Ministria e Jashtme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'