Acari ‘rrezikon’ zgjedhjet, në SHBA votohet për kandidatin republikan

Acari ‘rrezikon’ zgjedhjet, në SHBA votohet për kandidatin republikan

Foto nga SHBA

Teksa temperaturat janë të ulëta, qytetarët amerikanë në Iowa do të shprehin vullnetin e tyre për kandidatin republikan që do të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë.

Ky është shteti i parë që do të mbajë procesin zgjedhor për partinë republikane, teksa po përballet me temperatura ekstreme, ku termometri shënon -17 gradë celsius.

Mirëpo pavarësisht motit të keq qytetarët do të duhet të zgjedhin midis ish presidentit amerikan Donald Trump, ish-ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley si dhe guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis.

Sondazhet e fundit tregojnë një epërsi të qartë të Trump. Referuar të dhënave ai pritet të sigurojë 54 për qind të votave të qytetarëve, haley 17 për qind teksa Ron DeSandis, vetëm 13 për qind. Një stuhi “polare” ka goditur SHBA-në lindore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Iowa shihet si një nga shtetet kryesore që hap “perden” në zgjedhjet paraprake republikane për garën presidenciale.

Temperaturat ditët e fundit nën zero ka detyruar kandidatët të anulojnë tubimet e tyre.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)