Açka i përgjigjet ashpër Ramës: Gojore thotë kryeministri, ministret e duartrokasin! Zot na ruaj

Açka i përgjigjet ashpër Ramës: Gojore thotë kryeministri, ministret e duartrokasin! Zot na ruaj

1639057677_acka.jpg

Flutura Açka i është përgjigjur gjuhës së ashpër të kryeministrit në Parlament ku Foltoren e barazoi me 'gojoren'. Kritika e Açkës përtej kryeministrit ka shkuar për ministret të cilat e duartrokitën.

'Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë

Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm

“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:

Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”

“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!'- shkroi ajo 


Lajmi kryesor:

Opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t! Balla: Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë, Berisha bojkotoi votimin


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?