Opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t! Balla: Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë, Berisha bojkotoi votimin

Në seancën e sotme plenare u miratua me 125 vota pro projektrezoluta e propozuar nga Partia Socialiste 'Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri'. Pavarësisht debateve, opozita ka bashkuar votat me maxhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty.

Pas miratimit, pati një reagim nga kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili tha se hapi i parë u realizua me sukses, duke i shprehur mirënjohjen edhe deputetëve të opozitës që bashkuan votat. Ai shkruan se kjo betejë do të vijojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Balla ka zgjedhur ta komentojë me ironi bojkotin e Sali Berishës në votim, duke shkruar 'Asgjë e re nga fronti i tradhëtisë, Sali Berisha vendosi ta tradhëtojë votimin e kësaj rezolute'.

Ndërkohë në Kuvend u dorëzua edhe kërkesa e opozitës që rezolutës t’i bashkangjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Kryeministri Rama akuzoi opozitën  se ishin ata që në vitin 2011 e votuan raportin në Asamblenë Parlamentarfe të Këshillit të Evropës. Rama tha se prej këtij raporti, u krijua Gjykata speciale e Kosovës, që çoi padrejtësisht në burg komandantët e UÇK, që është një prej krenarive më të madhe të shqiptarëve, një nga fytyrat e krenarisë.

PS kujdeset të evidentojë se 11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty-t, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij në raport, nuk është vërtetuar. Sipas Partisë Socaliste pas 10 vitesh hetime është konstatuar, se raporti i Dick Marty ‘për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë', mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektrezoluta kundër raportit Dick Marty

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:20
Miratimi i rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t, Balla: Fituam betejën e parë! Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë, Berisha bojkotoi votimin

1658415285_taulantballa.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty.

|E fituam betejën e parë për të siguruar një qëndrim të bashkuar dhe unanim të Kuvendit të Shqipërisë. Mirënjohje çdo deputeti pa dallim të krahëve politikë për mbështetjen dhe përgjegjshmërinë atdhetare që treguan sot me këtë votim historik.

Tashmë kalojmë në fazën tjetër shumë, shumë më e vështirë. Beteja jonë shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku do të kërkojmë një raport vijues (Folloë up Report) dhe më pas ndryshimin e Rezolutës 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.  

Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë. Si gjithmonë në raste të tilla me rëndësi të madhe kombëtare, Sali Berisha vendosi ta tradhtojë votimin e kësaj Rezolute dhe e bojkotoi. Turpi është pak. 

Ora 23:08
Pavarësisht debateve, opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër raportit Dick Marty-t

1658437680_Screenshot2.jpg

Është votuar në Kuvend me 125 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim projektrezoluta “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Ora 20:52
Harrojnë përplasjet në Kuvend, deputetët e mazhorancës dhe opozitës bashkohen për kafe (FOTOLAJM)

 

Deputetet e mazhorancës dhe opozitës duket se kanë harruar çdo përplasje që patën në Kuvendin e Shqipërisë. Në disa mazhe duket se pas debateve të forta, gratë socialiste e demokrate janë bashkuar për të konsumuar kafe dhe ëmbëlsira.

Në pamjet duket se të gjitha janë të buzëqeshura. Takimi erdhi në kuadër të afrimit të mbylljes së sesionit parlamentar. 

Ora 16:08
Spiropali i përgjigjet Berishës: Shaj dhe mallko sa të duash se je i dëshpëruar! Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk ka kursyer komentin për Sali Berishën në Kuvend duke thënë se mund të bëjë mallkime sa të dojë sepse është i dëshpëruar.

"Kam edhe 2 fjalë për atë që nuk lë gur pa hedhur e baltë mbi të gjithë duke qenë i bindur se kështu ngre piedestalin e pushtetit të tij. E ka bërë shpesh këtë gjë dhe me Kosovën. Ka turfulluar me Prishtinën sa herë që në Tiranë i digjej toka nën këmbë.

Mund të mallkojë Edi Ramën sa të dojë e të flasë për shkallët ku ishte ulur kryeministri në Parlamentin Europian, mund të shpallë tradhtarë nga vrima e ti digjitale dhe njerëzit më në fund e kanë kuptuar të drejtë ta bëjë se është i dëshpëruar. Edi Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde.Erdhe si demagog dhe po ikën si i padëshirueshëm. Më shaj dhe më mallko edhe mua, merr me vete kë të duash, edhe Flamurin, edhe Edin dhe Lucin, edhe gratë deputetë të reagojnë, bëhuni të gjithë bashkë me burrat që bërtasin, nuk ka asnjë problem mund të merrem me ju të gjithë se nuk kam asnjë skelet frike. Ju mund të mallkoni sa të mundeni, ka kohë për punë të liga dhe pse koha juaj ka mbaruar prej kohësh", tha Spiropali.

Ora 16:03
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Spiropali: I bëj thirrje deputetëve ta votojnë

 

Ministrja Elisa Spiropali i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë rezolutën kundër raportit të Dick Marty.

“E dinin që në krye të herës që raporti ishte një farsë një hakmarrje e frymëzuar nga ata që ishin mundur në luftë. Duke tentuar të kthejnë kokëposhtë të vërtetën të shndërronin kriminelët e luftës në viktima. Fiks aty ku mund ta pengojë e ta rikthejë mbrapsht vetëm e vërteta. Shfaqja e mëngjesit kishte hijet dhe dyshimet dhe erën e një të shkuare një gjuhë retorike një verbi që i ka bërë dëm Shqipërisë vijmësisht. Ne mund të kemi ndryshim, por për këtë çështje duhet ët kemi një zë. Do lutesha që kjo rezolutë të merrnin të gjitha votat. Askund pavarësisht kalvarit, heroizmi nuk mund të shndërrohet në krim dhe krimi nuk mund të amnistohet duke pretenduar viktimizim”, tha Spiropali.

Ora 14:47
Açka i përgjigjet ashpër Ramës: Gojore thotë kryeministri, ministret e duartrokasin! Zot na ruaj

1639057677_acka.jpg

Flutura Açka i është përgjigjur gjuhës së ashpër të kryeministrit në Parlament ku Foltoren e barazoi me 'gojoren'. Kritika e Açkës përtej kryeministrit ka shkuar për ministret të cilat e duartrokitën.

'Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë

Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm

“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:

Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”

“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!'- shkroi ajo 

Ora 14:01
FOTOGALERIA/ Një kafe në Kuvend dhe fjalime të tensionuara, çfarë ndodhi sot në seancë parlamentare

Tensione dhe fjalime të ashpra kishte në seancën e sotme parlamentare. Diskutimi për raportin e Dick Marty-t për Kosovën përplasi palët.

Por pati edhe momente ç’tensionimi si një moment kur Rama i ka injoruar dhe ka shijuar kafen e tij në Kuvend.

Ora 13:08
Berisha: Shqipëria të ngrejë padi civile kundër Dick Marty për shpifje

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se Shqipëria duhet të ngrejë padi civile ndaj Dcik Marty për shpifje.

'Çështja e Dick Marty, një mashtrues ordiner del këtu dhe përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. Ju kujtoj shqiptarëve se Sali Berisha me 24 shtator 2011 në sallën më prestigjioze të planetit në OKB ka denoncuar raportin e Dcik Marty-t, si ato që shkruhen në raport janë shpifje. Unë nuk i marrë të gjithë socialistët në një.

Edi Rama shiste ikona të vjedhura në Paris ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. Nuk votohen raportet është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për organe as për krime, as për shpinë e verdhë dhe as për shpinë e Bardhë. Shqipëria votoi sepse po të mos ishte votuar do të pranonte fajësinë dhe nuk do ishim sot në këtë rezolutë të cilën e unë e mbështes. Ato vetë duhet ta hidhnin Dick Martyn në gjykatë, të ngrinin padi civile për shpifje. Tani Shqipëria duhet ta hedhë, si për familjen Katuci, të cilën e futi në një stres të tmerrshëm, por edhe për emrin e Shqipërisë që paraqiti një vend në të cilin shkuleshin organe, çka u faktua se është gënjeshtër.

Kam një foto ku kam hedhur sloganin ‘një komb një qëndrim’. (Nxjerr një video në selinë e PD-së me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin). Nëse Edi Rama, Fatos Klosi e Frederik Imeri merreshin me afera të zeza, gjatë asaj lufte PD dilte në ballë dhe bërë gjithçka për pavarësinë  e saj. Ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se e futët në spirale të lojërave të rrezikshëm ballkanike.'- tha Berisha.

Ora 12:56
VIDEOLAJM/ I la radhën Berishës të fliste në podium, Alibeaj i kërkon llogari Alizotit

 

Sali Berisha nuk ikte nga podium kur radhën për të folur e kishte Tomorr Alizoti. Ky i fundit ‘u detyrua’ që t’i linte radhën Berishës duke ‘ia falur’ katër minutat e tij.

Por kjo nuk i ka pëlqyer kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka shkuar pranë tij menjëherë dhe i ka kërkuar llogari. Alibeajt duket se nuk i ka pëlqyer veprimi i Alizotit.

Ora 12:55
'Më ngjall neveri', Alibeaj i kundërpërgjigjet Ramës: Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd

1657353871_Screenshot1.jpg

Enkelejd Alibeaj ka reaguar në një postim në Twitter lidhur me deklaratën e kryeministrit në Kuvend.

'Kryeministri që paska veshur sot kostumin e nacionalizmit nuk gjeti dot asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë.  Përgjërohet sot për Kosovën, që është sot e pavarur falë SHBA-ve dhe aleatëve, ndërsa vetëm 4 ditë më parë shpaloste teoritë e sovranitetit. Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd. Veç ngjall neveri tek ata që janë dhe sillen ndryshe dhe nostalgji tek ata që janë në formë dhe përmbajtje të ngjashëm. Ndërkohë asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë!'- shkroi Alibeaj.

Ora 12:42
Tabaku: Vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit! Gjuha e Ramës më bindi që brezi i ri i largohet politikës

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend vlerësoi rezolutën e Dick Marty-t ndërsa e emocionuar kujtoi se dy vajzat e saj e vizituan në seancën plenare. Sipas Tabakut, mazhoranca duhet të bëjë të paktën gjysmën e asaj që ka bërë PD për Kosovën .

'Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën.

Ai e përdor të shkuarën. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë bërë krime? Jo nuk e besojmë. PD ka punuar vetëm për Kosovën. Një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. PD ka qenë aty që në ditën e parë. Para se të nxjerrësh helm besoj se nuk mund ta justifikosh veten. Kosova duhet të na kishte bërë bashkë. Duke qenë se jam anëtare në asamblenë e KiE nuk kam asnjë kompleks pse thotë do e votoni si çeço. Do e votojmë po sepse e besojmë.

Çfarë dua të vlerësoj nga rezoluta e PS është ligji që përmend vitin 2012, për të treguar se PD nuk ka bërë asgjë për të penguar hetimin. Kemi vlerësuar edhe arritjet e ushtrisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se i hapur rrugë hetimit. A ka ardhur koha që në asamblenë parlamentare të diskutohet një raport tjetër? Po. Nuk besoj që atë që kemi bërë për Kosovën duhet të rrimë dhe ta përdorim këtu me fjalë’, tha Rama.- tha Tabaku.

Ora 12:28
Grida Duma i drejtohet Ramës: Berisha ju futi në kurth, e votuat Srebrenicën si çeço

 

Deputetja demokrate Grida Duma u tregua e ashpër në gjuhën e saj në Kuvend kundrejt kryeministrit Edi Rama.

‘Ti je aktori më i madh këtu! E përdor gojën për të nxjerrë jashtëqitje. Ju e votuat Srebrenicën pasi dikush këtu ju futi në një kurth politik dhe u nxorët kartonat e kuq e votuat kundër, por më pas erdhët një pas një jave si çeço e votuat denoncimin e masakrës së Srebrenicës. Ne do ta votojmë Dick Marty, se nuk bëjmë ne thika pas shpine me Kosovën.’ – tha Duma.

Ora 12:12
Basha 'me energji' i përgjigjet Ramës në Kuvend me postim nga Twitter-i: Ky që gjoja ka hallin e Hashim Thaçit

1658394179_basha.jpg

Pasi mbaroi fjalën e tij në Kuvend për plot 4 minuta, Kryeministri Rama nuk e kurseu edhe kësaj radhe Lulzim Bashën edhe pse ky i fundit nuk kishte më mundësi për një replikë.

Ndaj Basha, në mungesë të fjalës së tij, i ka kthyer përgjigje kryeministrit nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka cituar Hashim Thaçin.  

Ky që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur mundësinë ta dëgjojë e ndihmojë ndërsa promovonte marrëveshjen e Novi Sadit.

Mjafton ky citim i Thaçit për të kuptuar hallin e tij

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal”

Hashim Thaçi

18 dhjetor 2019 '- shkroi Basha.

Ora 12:02
Mediu: Në raport nuk është shënjestër vetëm Kosova por edhe Shqipëria

 

Fatmir Mediu ka folur për raportin Dick Marty-t nga Kuvendi ku ka thënë se shënjestra e tij nuk ka qenë vetëm në Kosova por edhe vendi ynë.

'Ajo që po ndodh në Bosnjë Hercegovinë ndarja që po ndodh në Malin e zi janë tendenca të qarta për të krijuar dinamika të tjera. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova por edhe shqiptarët, lexojeni raportin e Dick Marty,për të na bërë fajtorë duke përdorur një kukull, i cili thotë se jam i kërcënuar nga shërbimet serbe. Janë 12 mijë të vrarë 20 mijë të dhunuar. Në KiE duhet të kërkojmë hetimin se rezoluta e Dick Marty është koka e të gjithë lëvizjeje që ka bërë Rusia dhe Serbia.'- tha Mediu 

Ora 11:49
‘Çohu merr fjalën’ momenti kur Basha udhëzon Alibeajn të dalë në ‘Foltore’ (VIDEO)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm sot në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, është filmuar duke i dhënë udhëzime Enkelejd Alibeajt teksa qëndron i ulur pas tij.

Menjëherë pas debatit me Lindita Nikollën, Alibeaj u konsultua me Bashën dhe menjëherë pas kësaj kërkoi fjalën për procedurë.

Ora 11:46
Rama ironi me opozitën: Jeni një tufë varkash druri që mendoni se do përballeni me anijen

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend e krahasoi opozitën me një tufë varkash druri që kërkon të përballet me PS-në që është një anije. Kreu i qeverisë duke paralajmëruar opozitën dhe duke ju referuar Sali Berishës i cili është shpallur 'non grata' tha se shumë shpejt do ë harrojë edhe Gjibraltarin dhe Adriatikun.

‘Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e tuaja, por të mbrohet nga ky raport. Është bërë pis gjaku i atyre. Tani ju miratoni rezolutën. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet. Një gjë është sigurt, historia të del para. Një gjë, historia e ka thënë shumë qartë, se PS ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut. Bilanci i asaj që quhet PD, pasi sot është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me anije. Oqeanin ta harroni, por do harroni dhe Gjibraltarin dhe Adriatikun, mbajeni mend se mua më dalin fjalët. Ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ja ngulni Kosovën.’- tha Rama.

Ora 11:36
Rezoluta për raportin e Dick Marty, Rama: Të vëmë në vend nderin e këtij kombi

 

Kryeministri Rama tha se me rezolutën për raportin e Dick Marty mazhoranca kërkon të vendosë në vend nderin e një kombi dhe të një luftë çlirimtare.  

“Jemi përpara faktit që qysh prej vitit 2011, Asambleja Parlamentare e KiE, me votën pro të PD dhe me votën kundër të PS-së dhe deputetit Shpëtim Idrizi, ka miratuar këtë raport monstruoz, dhe sot fakti është që asnjë nga hetimet ndërkombëtare nuk kanë gjetur asnjë fakt dhe asnjë provë që të vërtetojë asnjë nga akuzat dhe pretendimet e ngritura nga zotëria në fjalë.

Kjo nismë që ne do ta çojmë deri në Strasburg nuk ka asnjë qëllim të interferojë me procesin që bëhet në Hagë. Kjo nismë është në bazë të këtij raporti Hashim Thaçi atëherë miratoi krijimin e dhomave special të Gjykatës së Kosovës. Ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. As zyra e prokurorit të specializuar që u krijua prej raportit të Dick Marty-it në asnjë prej akuzave nuk përmend asnjë rast që lidhe me trafikun e organeve njerëzore. PO flasim për akuzat e raportit që i dha jetë dhomave të specializuara.  Të vëmë në vend nderin e këtij kombi. Se nuk mundet kurrë që ne ta pranojmë që ky komb i jep jetë një lëvizje që na qenka grup terrorist që na bëka trafik të organeve njerëzore”, tha Rama.

Ora 11:15
Rama i përgjigjet Bashës: 8 vite kryetar i PD dhe asnjë fjalë për UÇK-në dhe Kosovën! E keni përdorur për interesa politike

 

Kryeministri Edi Rama duke i kujtuar se edhe pse ka qenë 8 vite në krye të Partisë Demokratike nuk e thotë dot një mesazh për Kosovën, e ka akuzuar Lulzim Bashën se është një prej atyre që e përdor Kosovën gjithnjë për interesa politike.

“Ai që dëgjuat ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK, dëgjuat5 ndonjë fjalë për HashimThaçin, për poshtërsinë e akuzës për trafikim të qenieve njerëzore? Jo! Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua! Pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar në këtë periudhë. Këtu kemi ardhur për diçka tjetër dhe për atë që të gjithë këta kanë bërë sa herë iu është dashur ky Parlament dhe Kosova si samar kur s’kanë pasur ç’ti bëjnë gomarit. Ky është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Ky është Parlamenti i Shqipërisë së vogël e cila sot është në tryezën e Këshillit të Sigurimit dhe nuk mund ta bartë karagjozllëkun  e një politike që për 30 vite, në emër të patriotizmit e ka përdorur Kosovë, dhimbjen dhe nostalgjitë për llogaritë e një pazari mizerabël këtu në mes të Tiranës. Dyshoj se do të ketë të tjerë që do të merren seriozisht me raportin e Dick Marty. Nuk ka asnjë fakt, zero! Këta e kanë votuar raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. Ajo luftë ishte një rebelim, i katundarëve edh punëtoreve që morën në një moment pushkën dhe thanë mjaft. Ndërkohë që në Gjykatë kanë çuar Kosovën, kanë çuar Hashim Thaçin. Këta nuk ja guxojnë t’i përmendin emrin Hashim Thqaçit. Këta Kosovën e ndanë veç kur i çonin naftë asaj makinerie që bënte spastrim etnik.  Fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kujt t'i flasësh? Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen sepse kështu e ka politika thonë këta. Ngulja e thikës kujt të mundesh sa të mundesh, edhe vendit tënd. Kështu i kanë mësuar, e pe si tha se kemi dy rezoluta identike, pse i kemi identike se janë e njëjta gjë. tani i ka ndarë Amerika, se janë ca që e kanë frikë ca që pyesin. Po të shohësh rezolutën, sa herë kanë këta një problem direkt të zhvarrosin deri në Srebenicë. Barbarë firmato! Ju kujtohet Kosova këtyre dhe i kujtohet Millosheviçi që është në botën tjetër, sa herë që kjo bota këtu iu lëviz botën në këmbë", tha Rama.

Ora 11:07
Basha i drejtohet Ramës: Sado të fshihesh pas gjuhës së shthurur, nuk mund të bësh amnisti ndaj të shkuarës

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend tha se duhet të votohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, por gjithashtu edhe të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Në fjalën e tij deputeti Basha, u shpreh se çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë, sado të fshihet pas sokëllimave, gjuhës së shthurur dhe banaliteti dhe gënjeshtrave, është një amnisti e fshehtë ndaj një të shkuare që rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet si e gabuar.

'Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar genocidin serb.

Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit. Një raport “fake”, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit - siç e ka pohuar vetë protagonist – ishte planifikimi për eleminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërisht shqiptarët.

Por e vërteta nuk zhbëhet dot, ajo është shkruar në historinë e dhimbshme të kombit tonë me gjakun e viktimave të pafajshme të rëna prej genocidit serb në Kosovë, e po ashtu prej gjakut të të rënëve në mbrojtje të shqiptarëve nga shfarosja.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, genocidit, spastrimit etnik, krimeve kundër njerëzimit e spastrimit etnik që regjimi kriminal i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë së pambrojtur në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës.

Lufta e UÇK-së pati në krah të saj NATO-n me në krye SHBA, sepse ishte një luftë e drejtë. Shqiptarët patën në krah dhe mbrojtje të tyre të gjitha vendet demokratike, sepse ndaj tyre po kryhej genocid, spastrim etnik dhe krimet më çnjerëzore. Prandaj ky parlament, burrat dhe gratë me integritet nuk mund të kenë asnjë ngurrim për të folur qartë dhe fort dhe për të votuar, makineria ushtarake serbe e urdhëruar nga Sllobodan Milloshevic ka kryer genocid e spastrim etnik ne Kosovë. 1600 persona janë ende pa varr edhe sot që flasim.

Dënimi i genocidit serb në Kosovë, nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme, por për t’i hapur rrugën të ardhmes, që nuk mund të jetë e paqtë, as e begatë për rajonin pa u shëruar plagët e një lufte që shqiptarët nuk kanë nisur, por kanë pësuar.
 
Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë, sado të fshihet pas sokëllimave, gjuhës së shthurur dhe banaliteti dhe gënjeshtrave, është një amnisti e fshehtë ndaj një të shkuare që rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet si e gabuar. Na takon ne të jemi sot zëri i viktimave të atij genocidi, të jemi edhe zëri i Kosovës. Në këtë mënyrë ne i japim edhe më shumë zë në arenën ndërkombëtare të vërtetës së hidhur të genocidit dhe spastrimit etnik të kryer në Kosovë.

Në këtë mënyrë jemi në krah të përpjekjeve të Kosovës për të mbështetur padinë që ajo po përgatit kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vetëm duke u përballur plotësisht me të kaluarën, qytetarët e Rajonit tonë mund të arrijnë pajtime të vërteta, pajtime të qëndrueshme.

Ju ftoj të jemi të gjithë bashkë në votimin e amendamenteve që i hapin rrugë përballjes së plotë me të kaluarën si urë drejt së ardhmes europiane, në liri, paqe dhe zhvillim për të gjithë popujt e rajonit.'- tha Basha.

Ora 11:04
VIDEOLAJM/ Basha 'zgjohet' për të marrë fjalën, Rama shkrihet së qeshuri

 

Ish kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme. Por ajo që ka rënë në sy nuk ishte 'zgjimi' i Bashës, por e qeshura e kryeministrit.

Ora 10:39
‘Jeni thika në kurrizin e Kosovës’, Rama-opozitës: Ju e votuat raportin e Dick Marty në KiE

 

Kryeministri Rama ka akuzuar Partinë Demokratike se ishin ata që e votuan raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës në vitin 2011, duke i ngulur një thikë pas shpine Kosovës.

“Kjo rezolutë e ka zanafillën në votën që keni dhënë ju në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Ia keni hapur rrugën ju. Përkundër votës së Shpëtim Idrizit dhe Damian Gjiknurit që votuan kundër. Thikat që  i keni ngulur ju Kosovës ka qenë që ditën e parë. Ditën ia ngulët në gjoks Presidentit të Kosovës. Ju jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Dhe këtij roli historik nuk keni për t’i shpëtuar kurrë”, tha Rama.

Ora 10:36
Rama i përgjigjet PD-së: Sa herë keni krizë brenda partisë fusni në mes viktimat e Kosovës

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kërkesave të opozitës për të shtuar në rendin e ditës denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kreu i qeverisë tha se kjo është një mënyrë që është përdorur gjithmonë nga opozita duke dashur që të kapërcejë krizat brenda partisë.

'Është sa e thjeshtë aq e neveritshme që e bëni këtë. Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që jemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati t'i rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran demokratit është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk i bëjmë. Përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e ndërkombëtarëve.'- tha Rama.

Ora 10:30
Alibeaj 'shpërthen' ndaj Nikollës në Kuvend: Shtyp butonin, me dorën e atij që ke poshtë! Kryetarja: Shiko punën tënde ti

 

Një përplasje e fortë ka nisur seancën plenare të ditës së sotme mes Alibeaj dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Pasi e akuzoi se nuk respektonte rregulloren, Alibeaj mori fjalën në foltore dhe iu drejtua ashpër Nikollës.

Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.

Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.

Nikolla: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.

Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë.  Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.

Ora 10:27
Alibeaj debat me Nikollën: Të futet në rendin e ditën projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në Kuvend që të futet edhe projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë.

‘Projekt rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb. E gjeta dhe gjuhën me Shehajn, do duhej të ishte futur në seancë që në 27 qershor, me alibi të tilla nuk mund të shtysh. Kosova thotë nuk do të na ndajë, po bëheni ju shkak për të krijuar nja ndarje artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetuese të rregullores, që një projekt rezolutë ta kalosh në konferencë dhe ta sjellësh në seancë ku gjithsecili të shprehet mbi gjenocidin serb në Kosovë. Këtu do ta keni në çdo seancë. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim këtu tani. Është detyrim politik, moral dhe institucional për të votuar dhe diskutuar ato projekt rezoluta. Ju po bëheni shkak që të krijoni një hendek artificial. Ju keni frikë që ta fusni në rend dite’- tha Alibeaj.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBËROR SËRBI: 22/07/2022 07:47

    O arbëror mëso shqip njëher e pastaj komento. Ti si spiun i sërbit që komenton idjotizma e mbi të gjitha ti je analfabet. Edi Rama është Burr shteti me 5 gjuh të huaja, sportist, artist, prefesor, e një njeri që e do shumica e Shqiptarve. Kurse spiunët e qelbur si ty e si qeni i ngordhur salhe bajga kombi Shqiptar i ka hedhur në koshin e plerave o arbërori wc.

    Përgjigju
  • E verteta: 22/07/2022 07:41

    Eshte qe Kimete Berisha dhe Berat Buxhala e kane pershkruar shume bukur, paster dhe qarte fytyren e rreme, hipokrite dhe te lige te kryepykes neokomuniste mavi te bllokut te organizuar kriminal te Tiranes.

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/07/2022 17:36

    Na doli patrioti Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici te ma brojë UÇK-n, o hapu tokë e të zhdukemi….

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 22/07/2022 08:19

      E cuditshme!!!!!!!!!!!!! Te pakt jane ata qe e kan mbrojtur kosoven te pakten keto 70-80 vjet. E megjithate keta kan nostalgji per armiqt e kombit shqipetar me sali bajgen ne krye. Te pakten ste pelqejn llafet po shiko veprat. Cubi I gjate te pakten sthyen embargon kur ato shtypeshin nga shkjau i ketij zoteris qe na perdor edhe emrin e arberis qe ne fakt se meritoka

  • tosi: 21/07/2022 14:39

    pdja prot me tradhetar eshte ato tradhetuan njeri tjetrin jo mos shqiperin dhe kososven madje po sa per interesat e tyre pastaj ik shporru i thojn

    Përgjigju
  • titi: 21/07/2022 14:38

    me vjen keq qe shqiperia ka nje opozit te till tradhetare kriminele me kryetar non graden

    Përgjigju
    • Arbërori: 21/07/2022 17:37

      Ti si duket o je i verbuar o je vetëm shqipfolës si vet Edvin shkjau shqipfolës!

  • Klevis: 21/07/2022 14:35

    Kto te pd dun t vriten me buk n goj aq t poshter jane

    Përgjigju
  • Alban: 21/07/2022 14:33

    Perfundimisht leta te PD sbehen me

    Përgjigju
  • bledi: 21/07/2022 14:30

    opozita plot me nongrata qe gjtihmon jan ber bashk me te keqijat e duan me shkatrru vendet tona e kan dasht me na perca

    Përgjigju
  • dea: 21/07/2022 14:29

    turp i madh per opoziten qe ka votuar pro atij raporti, ehste padrejtesi qe pervec kosoves prek dhe shqiperine

    Përgjigju
  • Joti: 21/07/2022 13:51

    Rama gjithmone ka mbojtur interesat e shqiptarve kurdo qe i eshte dhene mundesia dhe kete gje po e ben dhe tani

    Përgjigju
  • Senti: 21/07/2022 13:48

    Si nuk keni turp ju te opozites me keto qe thoni

    Përgjigju
  • Genti: 21/07/2022 13:47

    Kjo opozita eshte zot na fal

    Përgjigju
  • Geri: 21/07/2022 13:43

    Kta te pd dita dites na e vertetojne qe jane skutha e ngulin thika mas shpine sa here kane mundesine

    Përgjigju
  • Ildi: 21/07/2022 13:42

    Non grada bashk me shok flliqesira jan e sesht qe presim naj gje nga ta

    Përgjigju
  • ermira: 21/07/2022 13:41

    si nuk i vjen zor nga vetja qe flasin vetem brockulla keto te PD

    Përgjigju
  • arta: 21/07/2022 13:40

    berisha nje njeri shume i ulet

    Përgjigju
  • Hensli: 21/07/2022 13:27

    Opozita ne vendin tone eshte per te ardhur keq …shyqyr qe kemi Edin se gje ne terezi me keto sdo kishim

    Përgjigju
  • Semi: 21/07/2022 13:26

    Si skane turp keto te opozites por vetem flasin me vjen keq qe rrethohemi nga te tille njerezish

    Përgjigju
  • Luli: 21/07/2022 13:06

    Skan pse ti permendin fare viktimat e luftes se kosoves ato jan njerez tembedhjen qe sakferikuan veten per lirin e vendin

    Përgjigju
  • Adolf: 21/07/2022 13:05

    Keto lloj plearsh jan deputetet dhe kryetaret e partis demokratike

    Përgjigju
  • Mondi: 21/07/2022 12:53

    Te gjithe juve te opozites duhet ta mbyllni gojen sepse jeni turp per shqiperine ku keni ne parti nje lider te shpallur nongrata dhe nuk keni goje fare te flisni per kosoven

    Përgjigju
  • Redi: 21/07/2022 12:52

    Ky diki martin shum njeri negativ perzotin

    Përgjigju
  • Arnoldi: 21/07/2022 12:52

    Berisha perher ka qen antishqiptar dhe tradhtar

    Përgjigju
  • Jorgo: 21/07/2022 12:42

    Keta jane turpi i shqiperise qe shkojne e mbeshtesin kete diki martin

    Përgjigju
  • valteri: 21/07/2022 12:18

    "kush thote Hashim Thaqit tradhetar..eshte gomar"..jane fjalet e kryeministrit shqiptar ne Peje te thene para kamerave televizive me injorancen dhe kulturen primitive..pas Hashim Thaqit ka qene Mustafa,Haradinaj,Hoti dhe tash Kurti..Edi rama po thuaj se me asnje nga keta nuk ka patur kurfar bashkepunimi..ndersa me Hashim Thaqin dhe vellaun Vuqiq kan patur aksion sekret per ndarje te Kosoves..i cilli ju deshtoj..Hashimi ne burg..ndersa miqesia me Vuqiqin vazhdon dhe thellohet si kurr me pare..Rama eshte artist dhe orator..dhe flete shume ..por vepron pak..veprat i ban vetem me Vuqiqin dhe Serbine a per Kosoven vetem flete..veprimet i ka patur per ndarje jo te Shqiperise..por Kosoves..per te cillen ky njeri nuk ka apsolutisht kurfar llogaridhenje..Kurti e mbane large Ramen dhe ban mire per kete..

    Përgjigju
    • Cubi: 22/07/2022 08:27

      Ah mor valter sa larg qenke. Kjo qe thua ti eshte e viteve 70-80 kan rrjedhur shum ujra deri nga ajo koh. Edhe shkollen e paske kryer ne kohen e non gratas me duket.

  • UKU MOMLIT: 21/07/2022 12:10

    Pordhët e KLANSEKTIT PS,PD,LSI nuk sfumojne gjendjen e mjeruar ekonomike te shumices shqiptare,as gjendjen e rende kriminale,mafioze dhe korrupsionit politik te pozite-opozites,krimit e korrupsionit shteteror,te shkeljes se drejtave bazike te jetes te njeriut te thjeshte,mohimit te sherbimit bazik te pensionisteve dhe njerezve ne nevoje. Po jetojme ne kohe paradoksi te pafund nga delenxhinjte politikane shqiptare.

    Përgjigju
  • Turi: 21/07/2022 11:34

    A mor sale ti je per tu vrar me buk ngoj kaq njeri i lig ja sa te gjithe e din ato qe ke bere ti,ndihmove serbet per interesat e tua athere se kshu je ti rob pa gjak pa fe

    Përgjigju
  • Gezim: 21/07/2022 11:32

    Po normale qe do ta votojne keta plehrat se kush i ndihmoj serbet me naft kohen e luftes ja ky krimineli qe iu shoft fara

    Përgjigju
  • Zenel Tyta: 21/07/2022 11:27

    O arbëror i gjithi i ler Sërb e ke mësuar Shqipen e tani na del e na tregon historin Sërbe qē ne Shqiptarve sna intereson aspak historia Sërbe. Ti flet vetëm për Sërbin e i njef aq mir sërbët sa ju di emër e mbiemer e çfar pozite kan. Në një koh që çdo Shqiptar i vërtet as nuk i bie në mënd që kto lloi vemjesh kta sërbët ekzistojn. Ti fole vetëm për sërbët gjat gjith shkrimit po për spiunin e sërbit salhe bajgën nuk fole o sërbi arbëror që ta kap me dor. Po sa të jet Amerika Kosova është e lir e sërbët e arbërorët Kosovës do tja rujn o arbërori analfabet komplet spiun me fytyr majmun. Kasemi ka shkruar shum pastër e shum qart o magjari sërb.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 21/07/2022 10:38

    O arbëror në radh të par mëso Shqip se sdi shqip. E Edi Rama është burr shteti jo spiun e hajdut e kriminel e non grata. A e kupton ti o arbëror që shteti më i fuqishëm e më demokrat të Botës e ka përcaktuar idhudhin tënd salhe bajgën hajdut kriminel spiun të Sërbit e e ka bër non grata. Kurse Edi Ramën e pret gjith Bota. Pse gjith Bota është budallaqe e pret Edi Ramën. Po të ishte Edi si salhe bajga dhe Edi Ramën do ta bënin non grata o arbëror sallata. Prandaj mos ngatro llaçin me sutjaçin.

    Përgjigju
    • Arbërori: 21/07/2022 11:02

      O Kasem Aga, e di që tët dhemb sepse je gardist i komunizmit Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar dhe burrë shteti i krimit të organizuar së bashku me vllaun e tij vucic. Këta janë baronët e droges, krimit e qfar jo tjeter! Shiqo dhe lexo se me qfar merren këta vllezrit siamez të një gjaku, Nga shtypi serb sot… …… Beta sot 09:27 Aleksiç: Jovanjica mund të rrëzojë qeverinë e SNS-së, prandaj linçuan Milenkoviç 1 Nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç, ka deklaruar se “vendi po thyhet në “Jovanjicë” dhe se kjo është afera e vetme që mund të thyejë dhe rrëzojë qeverinë e Partisë Progresive Serbe (SNS). “Prandaj është histeria dhe presioni, sepse regjimi nuk di çfarë të bëjë, pasi do të shkojnë te njerëzit që e porositën atë projekt nga majat e qeverisë”. Prandaj po linçojnë inspektorin Sllobodan Milenkoviq, të cilin duan ta kriminalizojnë dhe diskreditojnë dhe ta paraqesin atë dëshmitarin kyç, që arrestoi pronarin e 'Jovanjicës', Predrag Koluvia, si njeri pa kredibilitet, pasi nuk arritën ta likuidojnë. “- tha Aleksiç për portalin Nova.rs. Aleksiç vlerësoi se Milenkoviç "e kundërshtoi me guxim regjimin", të cilin ai mendonte se do të ishte më e lehtë për t'u thyer, njoftoi Partia Popullore. “Kur nuk e kanë bërë këtë, është zbatuar një skenar me të akuzuarën Dijana Hrkaloviq, të cilën prokuroria e konsideron dëshmitare të besueshme. E shoh që edhe avokati Vladimir Gjukanoviq është disi nervoz, më kërcënon me arrestim, mendoj se nuk i pëlqen vapa. Gjukanoviq është avokati i Koluvijës, Andrej Vuçiqit dhe Dijana Hrkaloviqit dhe ka një detyrë specifike brenda organizatës së tyre”, tha Aleksiç. “E vërteta e plotë për ‘Jovanjica’, e cila sipas aktakuzës ishte plantacioni më i madh i marihuanës në Evropë, ende nuk dihet dhe do të dihet kur të fillojë procedura e ‘Jovanjica 3’, e cila do të fillojë kur të fillojë procedurat gjyqësore. të 'Jovanjica 2', të cilat tashmë kanë filluar "Shtyrë 12 herë", shtoi Aleksic. Ai tha se në rastin “Jovanjica 1” akuzohet pronari i asaj prone bujqësore, Predrag Koluvija dhe njerëzit e tij dhe se “Jovanjica 2” përfshin anëtarë të BIA-s, Zërit të Amerikës dhe MPB-së, të akuzuar për sigurimin e prodhimit të marijuanës. ndërsa “Jovanjica 3” duhet të përfshijë ata që u kanë dhënë urdhër pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë për ta bërë këtë. “Qeveria e lartë po përpiqet të mbrojë dhe mbrojë kriminelët që kultivuan marijuanën dhe të fajësojë policët që i zbuluan dhe arrestuan. Ata po ndjekin policët sepse po mbrojnë veten e tyre, jo vetëm Colluvia. “Aleksandar Vuçiq po mbron veten kur mbron Koluvijën dhe thotë “po çfarë, ai kishte vetëm një ton marihuanë”, sepse kjo ndodhi në shtetin e qeverisur nga Vuçiqi dhe ishte organizuar nga shërbimet e tij”, tha Aleksiç. Ai shtoi se në çdo vend normal, qeveria do të binte për një rast si “Jovanjica”.

  • Arbërori: 21/07/2022 09:54

    O Edvin shkjau shqipfolës a ishe kryeministër edhe në vitin 2015, unë në atë kohë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë tuajen kundër votimit të Gjykatës Speciale. O Edvin shkjau shqipfolës na ndihmo duke i hapur arkivat që ta zbrazim Gjykatën Speciale nga pjesëtarët e UÇK-së dhe do të duhej të formohej një super Gjykatë Speciale për Serbinë, për forcat okupuese serbe të cilët vranë rreth 15.000 civilë shqiptarë, vranë 1400 fëmijë, dhunuan mbi 20.000 gra, bënë Kosovën shkrumb e hi gjatë luftës në Kosovë e ku presidenti i tanishëm (që ti o Edvin e quan vlla) Vuçiç ishte ministër i Millosheviçit fashist.

    Përgjigju
    • anna: 21/07/2022 14:23

      Arberori me duket se qenke nga ato qe shikon filxhanat grave te fshatit, aman prite Edin sa te pije kafen dhe shifja njehere se mbase qetesohesh pak.

    • Askushi: 21/07/2022 11:06

      Arbëror politikën e jashtme të Shqipërisë e bën duke pirë kafe dhe raki që me mëngjes o nga dreka me qofte dhe birra. Gjej ndonjë punë qoftë edhe jo mirë të paguar o shko bëj sport po mos u merr me politikën e jashtme të Shqipërisë se e kanë në dorë Shba dhe BE.

    • Lui: 21/07/2022 10:25

      Arbër, ti je idiot apo bën vetë si idiot. Nisa të shkruaj, por pastaj mendova nuk i'a vlen të merresh me ty.. Të uroj shëndet, sidomos atë mendor..

  • Arbëri: 21/07/2022 09:11

    PS në krye me Edvin shkjaun shqipfolës mundohet të na mashtrojë me prralla, dje nuk e votojë denimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët në Kosovë gjatë luftës 1998-99 kurse sot do e denojë një Zvicëran për qfar…? Ku ishte kjo PS apo PPSH me 2015 kur u nënshkrua firmimi i gjykatës speciale nga dora e vet e Hashm Thaqit , a thua pse nuk reaguan atëher…, por qfar i duhet Hashm Thaqi tani Edvinit dhe vllaut të tij Vucicit ?, Edvin shkjau shqipfolës ende shpreson se do arrin ta coptojë Kosovën , ta kthej Kosovën njashtu si vet Shqipërin sot në protektorat të Serbis. Të gjithë këtë luftë që e bën Edvini nuk do mundet ta realizojë pa një luftë të re mes Kosovës dhe serborusis (dhe mu këtë e deshiron Edvin tradhtari sepse ështé i paguar për këtë gjë)…!!! Një mjerim i kombit ështé ky njeri i pa njerzishëm dhe totalisht i çmendur

    Përgjigju
    • Arbëri: 21/07/2022 11:05

      Alniku ti duhet të je një njeri parazit përndryshe nuk do më ofendoje personalisht!

    • Arbëri: 21/07/2022 10:19

      Aniku, ti duhet të je një njeri psrazit përndryshe nuk do më ofendoje personalisht!

    • Alniku: 21/07/2022 09:38

      Arbër keni emrin por Shqiptar nuk je

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri