"Act now", Kadare: Rrezikojmë
greminën në arsim dhe drejtësi

greminën në arsim dhe drejtësi">
TIRANE - Shqiptar zgjohu nga gjumi! Vepro tani! Fatin e Shqipërisë e jetës tonë të mos i lëmë në dorë politikanëve! Të zgjojmë nismën qytetare! Të ngrejmë zërin! 

Ambasada Amerikane kërkon të zgjojë ndërgjegjen qytetare për të mos mbetur indiferent ndaj ngjarjeve që prekin drejtëpërdrejtë jetën e tyre por të ndërmarrin hapat që ëndrrat të bëhen realitet,  "Act Now"- tha sot paradite ambasadori i Amerikës, Aleksandër Arvizu në sallën e Teatrit Kombëtar ku u prezantua nisma me të njëjtin emër.

"Veproni tani për të kërkuar përgjigje: Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ nuk lejoi referendumin për plehrat kur u mblodhën firmat? Pse u betonizua Saranda pse nuk vazhdon ndryshimi turisik në Gjirokastër? Pse u vra Maria në Dukagjin, ndërkohë që gjakmarrja nuk duhet të ketë vend në këtë shekull?

“Ju po thoni i shkreti zoti Arvizu ndoshta e ka për mirë, por në Shqipëri gjërat janë ndryshe, nuk mendoj se duhet të jetë kështu sepse për mua dhe të gjithë njerëzit Shqipëria është e bukur. Ju jeni njëlloj me të gjithë njerëzit në botë. Është koha që të ndërmerren hapa të rëndësishëm që ëndrrat të bëhen realite. Le të fillojmë me një hap të parë."- apeloi  Arvizu.

Duke vlerësuar përparimin e vendit në 21 vite, Ambasadori amerikan deklaron se “Hapësira ku vepron shoqëria civile është zgovëluar. Kjo më shqetëson.”

"Kjo  është një nismë për çdo qytetar të Republikës. Për ndryshimin që të gjithë e duan”- tha më tej ambasadori amerikan para të ftuarve në sallën e Teatrit Kombëtar ku nuk të zinte syri asnjë politikan apo zyrtar të lartë. Ishin vetëm përfaqësues të shoqërisë civile, personalitete të cilët bënë që në botë të lartësohej emri i Shqipërisë, të ngrihej flamuri shqiptar në krah të atyre botërore: Shkrimtari i madh Ismail Kadare, Gazetari i njohur Adi Krasta, Gjergj Bojaxhi, dhe 5 alpinistët e rinjë që ngritën flamurin shqiptarë në malin e  Everestit, Rona Nishliu e cila renditi Shqipërinë në vendin e pestë në Eurovizion, Ish presidenti i Republikës Aleksandër Moisiu. Por nismës do t'i bashkohen dhe shumë personalitete të tjera të shoqërisë civile. 

Nisma u drejtua nga gazetari e showmeni i njohur Adi Krasta. Ndërsa shkrimtari i madh Ismail Kadare e përshëndet nismën nëpërmjet një videomesazhi

ISMAIL KADARE: TE  ZGJOHET NISMA QYTETARE
Në fjalën e tij përshëndetëse shkrimtari i njohur Ismail Kadare kërkoi zgjimin e nismës qytetare”. Ai e e quajti të vlefshme dhe të lumtur nismën për probleme që “na duken se mund të zgjidhen por nuk zgjidhen kaq lehtë”, dhe i bëri thirrje ambasadorit të përfshijë sa më shumë qytetarë, sa më shumë ide”

“Veshët tanë janë dëgjuar për luftën kundër mjedisit. Përpjekjet kanë ekzistuar edhe më përpara, mirëpo njerëzimi ka ecur në kah të kundërt dhe lufta e thjeshtë ka marrë një peshë tragjike, gati si konfliktet botërore. Një peizazh i shkatërruar është si pas një bombardimi. Ka dobësim të kulturimit të nxënësve në shkolla
Qindra mijëra qytetarë mund të ndërhyjnë në këtë çështje...Qytetarët mund të ndërhyjnë në humbjen e besimit te drejtësia. Kjo nuk duhet të ndodhë. Është një katastrofë e vërtetë. Të krijohet bindja se drejtësia nuk funksionon. Kujdes se po krijohen gremina të korrupsionit në arsim dhe drejtësi. Në këtë greminë nuk duhet të biem.”

MOISIU: TE MOS LEME SHQIPERINE NE DORE TE POLITIKANEVE
Ish presidenti i Republikës Alfred Moisiu bëri thirrje qytetarë për të ngritur zërin, të angazhohen në mbrojtje të vendit dhe të jestës së tyre.
“Duhet të jemi më aktivë. Të vrasim frikën. Media të bëhet promotore e lëvizjes qytetarë.
Është një shprehje popullore -“Gomarin nga balta e nxjerr i zoti”-. Të bëhemi zot të vetes tonë. Politikanët nuk denjojnë të njihej me konkluzionet e shoqërisë civile. Ju flisni e ne veprojmë ashtu siç na intereson. Nuk mund të pranojmë që fati i Shqipërisë të mbetet në dorën e politikës. Kjo praktikë gjykoj se duhet të marrë fund. Ka ardhur koha që të tregojmë zërin tonë. Të mos protestojmë kur të na mbledhin partitë por kur të na shkelen të drejtat tona.

BEJ TE DEGJOHET ZERI YT
Nisma e filluar në Teatrin Kombëtar nisi në 10:00 dhe do të zgjasë deri në 14:00. Ajo përqëndrohet në 4 tema  kryesore me 12 pikat jetësore, thelbësore, njerëzore që duhet të pretendojë e ku duhet të kontribuojë çdo shqiptar: Arsimi, Mjedisi, Qeverisja, Shëndetesia.

"Per Qeverisjen: Bëj të dëgjohet zeri yt! Merr pjesë në mbledhjet e bashkisë dhe përcilli shqetësimet e tua përfaqësuesve bashkiakë. Voto! Ushtro të drejtën tënde të votës për të zgjedhur ata që të përfaqësojnë dhe që do të të japin llogari ty dhe komunitetit tënd. Përfshihu! Kandido për në këshillin Bashkiak, ose në një parti politike".
Për Mjedisin:  "Riciklo! Veço materialet e përdorura, si plastikë, letër, pajisje elektronike dhe kërko nga Bashkia zbatimin e një programi për menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Ndihmo të mbash pastër Shqipërinë! Organizohu dhe vepro për të ruajtur zbukuruar mjedisin në Shqipëri. Thuaj "Jo" paketimeve plastike. Përdor çanta pëlhure për të mbajtur ushqimet".
Për Arsimin: Kemi shumë për të rregulluar dhe në fushën e dijes që duket sikur i kemi dhënë prioritet me liberalizimin, por në të vërtetë kemi krijuar një xhungël plot korrupsion, pa rregulla e cilësi në treg.
Për Shëndetësinë: "Paguaj sigurimin tënd shëndetësor! Mos u jep para nën dorë mjekëve dhe infermierëve dhe denonco korrupsionin në spitale dhe klinika. E pastaj një apel për t'u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të brishtët e shoqërisë shqiptare: Ofro gatishmërinë tënde për t'u kujdesur , një pasdite në muaj, për fëmijët jetimë në Maternitetin e Tiranës. Dhuro gjak! Çdo ditë nevojiten më shumë se 13.5 mililitra gjak për të rriturit dhe fëmijët talasemikë në Shqipëri".

/Redaksia online/
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT