TIRANE- Kompania e naftës që është kallzuar penalisht nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave dje është e njohur më parë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës me emrin tregtar Uldedaj Liss. Dje është theksuar në njoftimin e subjektit në fjalë se ai ishte një kompani shqiptaro-turke. Ndërkohë, kur deputeti Uldedaj ishte në gjirin e mazhorancës qeverisëse, emri tregtar përmendej me krenari, duke theksuar mbiemrin e themeluesit dhe përfaqësuesit të familjes në qeverisje. Veç Gjok Uldedajt, edhe vëllai i tij Tonin është përfshirë në organet e pushtetit vendor, gjithnjë në krahun e djathtë të politikës.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)