Janë dy yje të baletit shqiptar, motër e vëlla.  Adela e Anxhelo Muçollari janë nisur në një rrugëtim të vështirë për të prekur yje të tjerë.

Me projektin “WE ARE ALL MADE OF STARS” ata janë në kërkim të talenteve të reja në të gjithë Shqipërinë.

‘Talentet shqiptare kanë shkëlqyer dhe na kanë nderuar në skena dhe teatro të mëdha botërore. Shqipëria ka shumë talente, por duhet që dikush t'i zbulojë dhe t’i mbështesë. Ndaj nëse ne zbulojmë përmes këtij projekti talentet shqiptare dhe ata një ditë do të bëhen yje, une dhe dhe Anxhelo do të jemi të lumtur për këtë.’- tha Adela.

Ky projekt synon të përfshijë të gjithë të rinjtë e grupmoshave 15 - 29 vjeç. Anxhelo Muçollari ndoshta nuk do të ishte sot një yll baleti, nëse dikush nuk do ta zbulonte talentin e tij

Prandaj për ë është më shumë se e përjetuar rëndësia që ka projekti për zbulimin e talenteve te reja

‘Ka nisur një punë e madhe, kanë nisur audicionet. Ne kemi një staf të madh mbështetës mbrapa. Dhe unë e theksoj këtë se është e rëndësishme dhe e domosdoshme që talentet dikush duhet t'i drejtojë në rrugën e duhur që ata të japin më të mirën e tyre.’- tha Anxhelo.

Projekti do të zhvillohet në tri faza që nis me audicionin me të rinjtë, workshop-in për të gjithë talentet; dhe në fund një gala përmbyllëse për të përzgjedhurit.

Projekti i mbështetur nga agjencia kombëtare e Rinise në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të realizohet në 6 qytete: Korçë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Tiranë.