Diva e muzikës angleze Adele dhe ikona e popit amerikan Prince do të sjellin një bashkëpunim të ri së bashku.

Sipas mediave të huaja të dy këngëtarët janë takuar për të diskutuar në lidhje me duetin, javën e shkuar gjatë koncertit të Prince në Londër.

25 vjeçarja u fotografua teksa hynte në klubin e natës të hënën në mbrëmje ku edhe ka diskutuar me Prince.

Bashkëpunimi do të jetë pjesë e albumit të ri të Adele.

prince

Në fakt një përfaqësues i Prince e ka mohuar këtë gjë, duke u shprehur se ata kanë qenë atje për qejf.

Adele po realizon albumin e tretë muzikor këtë vit dhe thuhet se ka bashkëpunuar me disa emra të famshëm.

Disa prej këtyre emrave përfshijnë Phil Collins, James Ford, Kid Harpoon, Paul Epworth.

William Orbit, i cili ka punuar me Madonnën dhe Britney Spears ka thënë gjithashtu se këtë vit do të shkruajë tekste për këngëtaren Adele.

adele

(b.tusha/shqiptarja.com)