Adelina dhe Tuna ironizojnë
Noizyn: “Nuk kemi kryer marrëdhënie”

Adelina dhe Tuna ironizojnë <br />Noizyn: “Nuk kemi kryer marrëdhënie”
Mediat shqiptare së fundi publikuan një intervistë të reperit nga Shqipëria, i cili pohonte ku kishte thënë se kishte fjetur me shumë yje e ekranit, dhe në mesin e më “të egrave” kishte përmendur edhe këngëtaret shqiptare nga Maqedonia, Tunën dhe Adelina Tahirin.



Por, kjo e fundit thotë se sipas njohurive që ka, Noizy nuk i ka bërë deklaratat në fjalë.“Unë nuk i kam parë gazetat, por një miku im ma ka thënë këtë lajm.

Nuk është fare i vërtetë dhe atë intervistë nuk e ka dhënë Noizy, mesa kam marrë vesh edhe pas komunikimit vetë me atë.

Unë në jetën time dy herë e kam takuar Noizy-n dhe nuk ka pasur kurrë një raport më shumë sesa miqësor apo respekt reciprok”, ka thënë këngëtarja në një intervistë të publikuar në një të përditshme shqiptare.



Ajo mes tjerash ka mohuar edhe një lidhje të spekuluar mes saj dhe partnerit në spektaklin “Dancing With the Stars” në Maqedoni. “Ky është një spekulim aspak i vërtetë.

Djali për të cilin është folur është partneri im në kërcim, por jo në jetën reale. Veç kësaj ai është maqedonas, 34 vjeç, dhe është gay.

Unë jam vetëm 20 vjeçe, por gjithmonë e kam thënë se nëse do të lidhem me dikë, ky do të jetë shqiptar.



Unë, mashkullin tim nuk e dua të një kombësie tjetër dhe ky rast s’ka lidhje fare, pasi siç shpjegova, atij as nuk i pëlqejnë femrat”, ka shtuar Adelina.

Ajo që e ka ironizuar së tepërmi Noizyn ka qenë pikërisht këngëtarja Tuna, e cila është shprehur se brenda në pantallonat e Noizyt nuk ka asgjë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak