Pas martesës së bujshme me miliarderin maqedonas, Adelina Tahiri nuk ngurron të shpalosë momente nga jeta luksoze që bën.
Edhe pse në muajt e fundit të shtatzanisë, ajo së fundmi ka vendosur të bëjë një set fotografik, një nga fotot e setit e ka publikuar në Instagram. Fotoja nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit të cilët nuk i kanë kursyer aspak komentet negative për këngëtaren.
Gjatë është folur në media për diferencën e moshës, për zgjedhjen ndryshe të këngëtares për të mos u shfaqur asnjëherë në publik, të mos postojë asnjë foto me bashkëshortin edhe pse ai tashmë nuk është i panjohur për audiencën.
Komento