Adelina Tahiri: Sa e vuajta largimin e Afërditës?!

Adelina Tahiri: Sa e vuajta largimin e Afërditës?!
Skena e “Dancing With the Stars”, është kthyer të enjten në një arenë “ringu” mes dy mikeve të ngushta, Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri, ku ka triumfuar kjo e fundit. Votat e publikut çuan në “Dance Off”, dy bukuroshet bjonde dhe më pas kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, i dha mundësi Tahirit të vazhdonte përpara. Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, na rrëfen emocionet e përballjes me miken e saj të ngushtë, por edhe pasionin që ajo ka për kërcimin. Ajo tregon se , për këtë spektakël ka anulluar të gjitha koncertet e saj dhe është transferuar përkohësisht në Tiranë.

Ishte Dance off juaj i dytë patët emocione?

Emocionet ishin të mëdha pasi isha në “ Dance off” me miken time, më të mirë Afërditën. Nuk do doja kurrë të përballesha me të por loja i ka këto. Në backstage kam qarë shumë, sepse e vuajta jashtëmase largimin e Afërditës nga gara.

Jeni e lumtur që vazhdoni garën?

Sigurisht që po, dhe i premtojë publikut që këtë herë do të jem akoma më mirë.

Çfarë emocionesh ju përcjellë ky spektakël?

Jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij, sepse përveçse jam e njohur si këngëtare, doja që publiku të më shikonte edhe si balerinë.

Sa ju ka ndihmuar “Dancing” në fushën e kërcimit?

“Dancing” më ka ndihmuar shumë . Nëse më parë kam menduar që dija të kërceja mirë, sot e ndjej veten shumë të sigurt. Këtë eksperiencë do ta reflektojë edhe në klipet e mia.

Ndiheni e privilegjuar përkrahë partnerit tuaj Fatjonit?

Nëse nuk do të ishte Fatjoni, unë nuk do të isha këtu ku jam sot.

Është “Dancing” angazhimi juaj kryesor?

Po DWS është angazhimi im kryesor momentalisht. Unë i kam anulluar të gjitha koncertet dhe i jam përkushtuar totalisht këtij kompeticioni.

Në cilën disiplinë e ndjeni veten më të sigurt?

Ndihem e sigurt çdo të enjte dhe emocionet bëhen gjithnjë e më të forta.

Ndjeni konkurrencë tani që dhe gara po bëhet më e fortë?

Konkurrenca është e fortë por unë besoj tek vetja. Secili nga konkurrentët ka fatin e tij.

Ju mungon Shkupi?

Më mungon shumë. Nëse më parë lëvizja për pak ditë nga Shkupi, tani jam për një kohë të gjatë në Tiranë. Por kam familjen time që më mbështet, sepse më vizitojnë shpesh.

Cilat do të jenë projektet tuaja me përfundimin e këtij spektakli?

Kam menduar të sjell tre këngë te reja dhe dy klipe, njëri prej të cilëve do të dal së shpejti. Do të jetë një klip veror, meqënëse edhe verën e kemi para.

SU/ Shqiptarja.com


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave