Adelina : Vali menaxheri që kam rënë në dashuri

Adelina : Vali menaxheri që kam rënë në dashuri
Fotot e Anabel me Adelinen e Valin janë mbështetur në skena filmash të famshëm. Fotot janë realizuar në Gstaadt, qytezë malore turistike e Zvicrës (një ndër më luksozet). Është hera e parë fare që Adelina del me Valin në kopertinë ose me ndonjë mashkull tjetër. Adelina Ismaili prezanton për herë të parë ekskluzivisht për revistën “Anabel” partnerin e saj në dashuri dhe menaxherin e saj njëkohësisht, Val Krasniqi. Në intervistë, ajo pranon se i ka propozuar e para Valit, në Zvicër, kur këndonte në klubin ku ai ishte pronar “I propozova të bëhej menaxheri im. Kur pranoi thashë “Kaq më duhej” . Ishte dashuri me shikim të parë. Ishte hera e parë në jetën time që ndihesha si e paralizuar, që nuk e kontrolloja dot veten sicc bëja gjithmonë.” Adelina thotë se Vali e ka bërë të ndjehet femër: “Gjatë kam fshehur fuqinë time nën petkun e seksualitetit. Unë kam qënë një njeri që mbrohesha pa fund dhe kjo mbrojtje po zbehte feminitetin, ku loti në sytë e Adelinës shihej si dobësi. Unë gati kisha mbytur vajzën brenda meje. Me Valin ia lejova vetes të jem e brishtë, e pafuqishme, e ndrojtur. “ Adelina pranon se deri tani ka qënë e vetmuar: “ Nga mosha 6 vjeccare kam jetuar e vëzhguar nga qindra sy dhe ka qenë e pamudnur të kaloja rrjedhat e rritjes, adoloshencës e dashurickave si moshataret e mia. Tani e kuptoj sa e vetmuar isha. Pavarësisht asaj që tani e di, eksperiencat e mia nuk kanë ekzistuar kurrë, përvecc si tituj për të rritur shitjet e gazetave. Val Krasniqi është lindur në Prishtinë, por është larguar në Francë e pastaj në Zvicër që i vogël dhe tashmë është menaxher artistik. Vali thotë se “takimi iynë i parë ngjante si një takim mes dy miqve që nuk ishin parë për një kohë shumë të gjatë dhe kishim shumë për të ndarë më njëritjetrin. Lidhja jonë është një binom i përsosur.
SU/ Shqiptarja. com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat