Ademi: Rilindja u bëri presion qytetarëve të votonin, por s'ia doli!

Ademi: Rilindja u bëri presion qytetarëve të votonin, por s'ia doli!

Kryebashkiakja aktuale e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaron se ky 30 qershor nuk ishte një ditë zgjedhjesh, por referendum që tregoi se populli nuk i është nënshtruar regjimit. Ajo akuzoi se kreu i qeverisë u ka bërë presion qytetarëve që të dalin në votime, por nuk ia doli pasi pjesa më e madhe e Shkodrës, sipas saj i ka bojkotuar këto zgjedhje.

"Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë t'i tregojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale! Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990!

Ky është lajmi i ditës! Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin, por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë", shkruan Ademi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Rama: PD-së i shtrij dorën për pakt, koha për reflektim dhe një politikë të re! Basha: Votimet nul!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja