Zgjedhjet/ Rama: PD-së i shtrij dorën për pakt, koha për reflektim dhe një politikë të re! Basha: Votimet nul!

TIRANE - Sot fitoi shteti. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në deklaratën e parë publike pas mbylljes së votimeve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, ardhur në një klimë të paprecedentë dhe të vështirë politike, për herë të parë pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila doli jashtë parlamentit dhe bojkotoi garën elektorale.

Kreu i PS-së kishte dy mesazhe në fjalimin e tij, e para ftoi PD-në për pakt nëse dëshiron, por pa kushte dhe theksoi se në korrik do të një reflektim që do të nisë me një analizë të thellë jo vetëm për qeverisjen, por edhe brenda partisë për të hapur PS-në për një politikë të re.

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR FJALEN E PLOTE E KRYEMINISTRIT RAMA)

Për liderin demokrat Lulzim Basha këto zgjedhje janë nul, ku në një deklaratë në mbrëmje nga selia blu, tha se Ramën nuk e votuan as socialistët. Kryedemokrati akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për manipulim të përqindjes së pjesëmarrjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:23
Hysi për Report Tv: Numri i votuesve është rritur krahasuar me vitin e kaluar

Nga qendra e votimit në Tiranë, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi në një prononcim për Report TV tha se në Bashkinë e Tiranës,  pjesëmarrja e votuesve është më e lartë se në zgjedhjet e 2015.

"Rezultati i 30 qershorit tregon një pjesëmarrje të lartë, jo vetëm PS, por edhe për partitë e tjera, se në Tiranë ka marrë vota dhe Bindja Demokratike. Ka pasur vetëm një protestë paqësore në njësinë administrative nr.2. Pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.  Numri i votuesve është shumë i lartë. I shkaktuan një dëm të madh votuesve të tyre. Opozita i bojkotoi zgjedhjet? Në Kushtetutë asnjë parti nuk mund të detyrojë që të marrë pjesë në zgjedhje, por në 30 parti ka pasur garë. Vjedhje votash? Kemi pasur vëzhgues ndërkombëtar, por edhe media ka qenë një vëzhgues i rëndësishëm. Në këto kuti gjithçka është e regjistruar, kemi një numër të qëndrueshëm votuesish, por edhe kemi pasur një rritje", tha Hysi.

Ora 23:23
Kreu i PD-së Vau i Dejës: U hapën vonë dhe u mbyllën shpejt, ja shkeljet që kemi kapur

Kryetari i PD,  dega Vau Dejes, Agim Bushati ka dale  ne nje prononcim per mediat pas perfundimit te procesit te votimit ne Bashkine Vau Dejes, ku theksoi pjesemarrjen e ulet te votuesve, me nje rezultat prej 9.5%. Bushati u shpreh se nga monitorimi i grupit te vezhguesve rezulton se se sot ne procesin zgjedhor jane bere manipulime te shumta, ku ka pasur presione ndaj nenpunesve shteterore. 'Gjithashtu eshte verejtur se komisioneret e qendrave te votimit jane njekohesisht dhe kandidate per keshilltare Bashkiake. Kjo nje shkelje e rende e ligjit. Po ashtu tre qendrat e votimit ne njesine Shllak  dhe ajo e Shelqetit jane mbyllur para orarit zyrtar. Ndersa QV ne Njesine Bushat eshte hapur nje ore me vonese'.

Ora 23:11
Zgjedhjet e 30 qershorit/ Mediu: Fitore e PD-së, iu tha fund marrëzisë së Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson si fitore të PD-së, sipas së cilit 85% e shqiptarëve bojkotuan zgjedhjet. Ndonëse KQZ ka publikuar % zyrtare të pjesëmarrjes, PD i referohet shifrave të tyre, duke thënë se shqiptarët nuk votuan talljet dhe përbuzjet e Edi Ramës.

"Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës. Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës. Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria", shkruan Mediu.

Ora 21:47
Erjon Braçe entuziast për votimet: Super konfirmim!


Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në të gjithë Shqipërinë, zv.kryeministri, Erjon Braçe ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Braçe duke se i shpreh emocionet edhe në shkrimin që ka bërë.

Referendum! Super, super, super, super konfirmim! Faleminderit Divjakë, faleminderit Shqipëri”, shkruan ai.

Braçe i konsideron këto votime si referendum dhe falenderon qytetarët shqiptarë të cilët votuan në mbështetje të Partisë Socialiste.

Ora 21:39
I mbuluar nga djersët, Rama: Socialistë, ju dua shumë fare

Në përfundim të fjalimit të tij, kryeministri Rama kishte një mesazh falenderues për të gjithë socialistët dhe familjen. "Për socialistët dhe simpatizantët nga ata që nuk më lanë kurrë të ndihem vetëm në përpjekjen kokëfortë, tek ata që erdhën të më dëgjonin në pikun e vapës dhe atë që sot e mbytën me thonjtë e ngjyrosur në kutitë e votimit fantazmën e dhunës nuk gjej dot fjalë që përcjellë atë që ndiej. Ju dua shumë fare. Kjo është shprehja më e bukur për mua, që ma thotë Zaho dhe që unë vdes fare. Faleminderit, Lindës, Gregut, Reas, dhe të paepurës Aneta Ramës" e mbylli Rama.

Ora 21:26
Rama hap partinë: Koha për një politikë të re për të strukturuar PS-në

Gjatë muajit Korrik, Rama tha se do të bëhet një analizë e thellë jo vetëm për qeverisjen, por edhe brenda PS-së, pasi shtoi ai, është koha për një politikë të re duke hapur partinë. "Kush kaloi vijën e kuqe duhet të ndëshkohet ndërsa kush ka qenë thjeshtë viktimë nuk duhet dhe nuk do të preket kurrsesi për të vijuar punën në administratë.

Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet. Vëndet e zëna me kushërirllëk apo pa meritë nuk kanë si të justifikohen as mos pastrohen. Është koha për një politikë të re, hapje të re, dhe të strukturuar të PS-së ndaj njerëzve të zot për t'i shërbyer shtetit që po përpiqemi të ndërtojmë
" tha Rama.

Ora 21:17
Rama: Në Korrik analizojmë qeverisjen dhe raportin me opozitën, iu shtrij dorën për pakt

Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën për pakt opozitës nëse dëshiron, por shtoi se nuk pranon kushte. Ai tha se shumica do të rishikojë pozicionin në skenën politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, qoftë me opozitën brenda parlamentit apo jashtë. "Nga nesër, kemi vetëm një meritë për fitoren, qëndruam në anën e duhur të historisë, zgjodhëm rrugën më të vështirë, thuajse të pamundur. Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë dhe të gjatë të së ardhmes duke u orientuar nga e drejta e popullit mbi partitë dhe pranuar sfidën e rrezikshme sy më sy dhe dhëmbë më dhëmbë.

Nuk zgjodhëm bashkëjetesën me të keqen për të shitur shtrenjtë të ardhmen. Për këtë meritë jam sot shumë krenar si udhëheqësi i PS-së. Për këtë meritë, PS-ja është më e besueshme sesa dje, libri i historisë së kësaj partie do të ketë një faqe më shumë për të lexuar të vërtetën më të madhe, kurrë në konflikt me interesin kombëtar. Mbyllet sot qëndrimi te kjo arritje. Nga nesër 30 qershori është histori, ndërsa vitet që do e pasojë dhe katër vitet e mandatit të ri të qeverisjes vendore janë borxhi i ri.

Nuk iki, megjithëse e di sesa shumëfish më shumë se sot është sfida e shlyerjes së tij nëse nuk fillojmë të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Do të zhvillojmë një debat në korrik për të analizuar qeverisjen. Do të programojmë të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë politike. Dhe pozicionin tonë të ri në skenën politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, qoftë me opozitën brenda parlamentit apo jashtë.

Plaga e hapur kërkon kurim, ne do të bëjmë cdo, pavarësisht se e hapën humbësit me turp. Nëse duan paqe, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë, vetëm me dialog pa kushte dhe shprehje për t'u angazhuar të gjithë për celjen e negociatave. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet sfidë me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare" tha ai.

Ora 21:07
Rama: Nga nesër do të reflektojmë më tepër sesa sot

Pas zgjedhjeve të sotme, Rama tha se shumica do të reflektojë për shumë arsye. "Molotovët i kishin zëvendësuar me firzamonika dhe lehjet komike kundër monizmit imagjinar. Pas pak fillon një ditë e re, dita dhe koha kur ne do të vijojmë të bëjmë tonën, në radhë të parë duke u përulur shumë më tepër para popullit, duke reflektuar shumë më tepër sesa sot para qeverisjes jonë në nivelin qendror dhe vendor.

Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet. Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë. Nga sot, ne, fitimtarët e 30 qershorit, nuk fituam ndaqë kemi bërë punë shumë të mira, apo se mjaftojnë ato që kemi bërë" tha Rama.

Ora 21:02
Rama: Shqipëria nesër e çliruar, do kurojmë plagët e përçarjes

Kryeministri Edi Rama pas mbylljes së votimeve deklaroi se "Faleminderit SHBA, BE-së. Kjo ishte një betejë e rëndë dhe absurde. Faleminderit dhe ndjesë kujtdo nga miqtë e huaj që u bënë objekt i suleve poshtë shtëpisë po ngrhinave e TV-ve. Pas pak hynë një ditë e re, që e gjen Shqipërinë të çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e rëndë të kurimit të plagës së përcaja ka lënë pas" tha Rama.

Ora 20:59
Shqiptarët votuan/ Rama: Sot fitoi shteti

30 qershori i një Shqipërie që përjetoi përcarje politike- tha kryeministri Edi Rama në daljen e parë publike pas mbylljes së procesit të votimit në zgjedhjet vendore 2019. Sot fitoi shtetit, qytetaria dhe shpresa - tha Rama në një deklaratë nga selia rozë. 

"Të nderuar qytetarë kudo ku ndodhi në këtë moment, sot ishte 30 Qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar për të ndaluar ecjen përpara dhe integrimin në BE.

Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, anti shtetit dhe shtetit, mes dhunës së djeshme dhe shpresës te e nesërmja, mes Shqipërisë së vjetër të fantazmave e fosileve të historisë dhe Shqipërisë së të drejtës.

Sot fitoi e ardhmja, shteti, qytetaria, shteti. Fitoi me të drejtë dhe dinjitet".

Ora 20:53
Basha: 85% e shqiptarëve e refuzuan, Ramën e braktisën edhe socialistët në 30 qershor

Nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se këto zgjedhje ishin një tregues se si shqiptarët e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu ka akuzuar KQZ-në se po manipulon pjesëmarrjen, teksa e cilësoi atë si një vegël politike.

"Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste. Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit. Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës dhe çdo gërmë të ligjit. Kjo tregon se regjimi i Edi Ramës manipulon zgjedhjet, edhe kur shkon në votime i vetëm dhe kontrollon çdo gjë i vetëm. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij", tha Basha.

Ora 20:50
Ademi: Rilindja u bëri presion qytetarëve të votonin, por s'ia doli!

Kryebashkiakja aktuale e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaron se ky 30 qershor nuk ishte një ditë zgjedhjesh, por referendum që tregoi se populli nuk i është nënshtruar regjimit. Ajo akuzoi se kreu i qeverisë u ka bërë presion qytetarëve që të dalin në votime, por nuk ia doli pasi pjesa më e madhe e Shkodrës, sipas saj i ka bojkotuar këto zgjedhje.

"Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë t'i tregojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale! Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990!

Ky është lajmi i ditës! Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin, por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë", shkruan Ademi.

Ora 20:41
Vasili: Populli foli qartë, askush nuk vendos dot monizëm në Shqipëri

1560249497_petritvasili.jpg

Pas Kryemadhit, edhe numri dy i LSI-së Petrit Vasili, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se sot shqiptarët bojkotuan zgjedhjet, të cilat ai i quan moniste.

"Populli foli qartë e fortë,askush mbi dhe nuk vendos dot më kurrë monizmin në Shqipëri!! Shqiptarët nuk e shkëmbejnë më asgjë Pluralizmin e fituar me gjak e sakrifica. Shqiptaret europiane bojkotuan në mënyre plebishitare armikun e lirive,vulgaritetin e banalitetin e sankylotit Edi Rama", shkruan Vasili.

Ora 20:37
Edhe Basha lajmëron komunikim me qytetarët në orën 21:00

1561919847_1561837058basha.jpg
Në orën 21:00 selia blu ka lajmëruar gjithashtu një deklaratë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas mbylljes së procesit të votimit në të gjithë vendin, ndërsa opozita i bojkotoi zgjedhjet.

Ora 20:16
Mbyllja e votimeve, në 21:00 flet kryeministri Rama nga selia e PS-së


Kryeministri Edi Rama në orën 21:00 do të ketë një deklaratë për mediat në selinë e PS-së pas mbylljes së procesit të votimit, në pritje të numërimit të votave.

Ora 20:09
Mbyllja e votimit/ Pjerin Ndreu: Pavarësisht presioneve qytetarët bënë një proces model


Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, ka reaguar kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndredu.

Ndreu ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të punonjësve të Bashkisë së Lezhës për të fotografuar  votuesit apo për të bërë presion ndaj tyre lezhjanët votuan me dinjitet.

"Me gjithë përpjekjet e pafundme të 1200 punonjësve te Bashkisë Lezhë, që u instaluan para qendrave të votimit, në rrugica duke intimiduar votuesit nëpërmjet filmimeve, fotografimeve dhe presioneve verbale. Sot Socialistët Lezhjanë dhe shumë qytetare të tjerë votuan duke treguar vlera të larta qytetarie. Ne nuk ramë në asnjë rast pre e provokimeve, por bëmë një proces model. Vitet e errëta të Lezhës mbaruan, të mirat na presin në vazhdim." ka deklaruar Ndreu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 01/07/2019 12:18

    Nga populli do ta hash o i gjat se me popullin vertet nuk tallet trapi sic bere ti...mund ti vjedhesh voten po shpirtin nuk ka vjedh dot as me fukarait ne kete dynja o derman

    Përgjigju
  • Usa: 01/07/2019 01:26

    Lavdi Leke Dugagjinit qe krijoi kushtetuten e pare Shqiptare por populli kishte besim dhe respekt.Qeveria e mbas 91 e deri tek Qeveria e sotme kane kushtetuten i forti dhe i pasuri te vret me ligj dhe pa ligj.

    Përgjigju
  • Trnakop: 01/07/2019 00:17

    Tash gjate javes do shohim si nderrojne fjalet amerikanet, do i thone Edvinit “na fal por na paske genjyer se nuk e ke shumicen si dhe e gjitha redormane drejtesin paska qene farse, e tani do te na duhet te punojme me PD-ne - ne cjen keq se vet e katandise veten ne kete gjendje”.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/06/2019 23:27

    Te pakten PD dhe LSI u vetpastruan nga llumi i vjedhjes se votave

    Përgjigju
  • GABZHER REXHEP LEKA [ KEPI ]: 30/06/2019 23:23

    O edi pa loqe o thu thu thu po akoma vazhdon ti e dërdëllit o ipolit. Po poplli doli votoi. Ju that mbi trupat tona do kaloni e zgjedhje s'ka. Çfar lloi burash jeni o fol e ma o dhit e ha o thuthuq.

    Përgjigju
  • Leon: 30/06/2019 22:51

    Shpresojme te kemi fituar ne Tirane,qe zhvillimi te vazhdoje...forca PS

    Përgjigju
  • Shkodrani: 30/06/2019 21:46

    O rrugaçe jan banditet, kriminelet tuaj qe per 28 vite i vodhen votat prandaj jeni ne ket Bashki qe e vollet dhe e shkaterruat totalish me militantet qe kishet ne bashki,dhe sot me banditet tuaj i penguat votuesit,me vidio santazhuse prandaj votuesit kan braktisur votimet o plehre.

    Përgjigju
  • Bruno: 30/06/2019 21:14

    Po ne ato zgjedhjet e 2017-es qe organizoi Luli sa perqind e popullsise votuan?

    Përgjigju
  • Daku: 30/06/2019 20:16

    Me fal i bejne dhe per burra keto pantallonat???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)