Ademi-Ramës: Deri të shtunën livadhis i lirë, pastaj numrin e qelisë zgjidhe vetë

Ademi-Ramës: Deri të shtunën livadhis i lirë, pastaj numrin e qelisë zgjidhe vetë

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Cërrik ku tha se Shkodra ka degraduar ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryebashkiakes Voltana Ademi. Sipas Ademit, "baltoja" e figurës së saj nga Rama ka një mesazh të fshehtë: përpjekja për t'u fshehur nga përgjimet e publikuara nga "Bild".

Në deklaratën e saj, përsërit akuzat se qeveria e tij është e lidhur me botën e krimit, duke i lanë të hapur vetëm një mundësi kreut të qeverisë, burgun. Ndërkohë, ka listuar një sërë argumentesh, për të cilat, Ademi shprehet se janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse Rama e ka sulmuar atë gjatë gjithë periudhës së saj në krye të Bashkisë së Shkodrë. Në fund, teksa e cilëson si "kryeministrin e Avulajve, Ademi njofton se protesta e së shtunës do të sjellë fundit e tij dhe se ajo vetë do të jetë e pranishme në këtë moment.

 Deklarata e Voltana Ademit
Sqarim i detyruar për Kryeministrin e Avdylajve. Ai që sot shqiptarët po e njohin si kryeministër i bandave, qenka habitur nga deklaratat e mia për molotovin ndërsa në tentativë për t’iu fshehur përgjimeve të BILD, mundohet të përdorë si “gjethe fiku” bezen e shishes imagjinare me benzinë.

Partneri në krim i bandave, e jo vetëm të Shijakut, i cili prej 2 ditësh nuk di ku të fusë kokën dhe si struci endet nëpër ranat e vendit, e di mirë se kësaj here nuk ka shpëtim nga e vërteta. Përgjigjen më të mirë, Edi Rama do ta marrë në protestën e opozitës së bashkuar të shtunën, ku do të jem e pranishme edhe unë. Pa molotov ish-kryeministër, por me bindjen e plotë se ti nuk e ke më vendin në kryeministri, por në qeli. Numrin e qelisë zgjidhe vetë, mundësitë e tua janë vetëm 2, 339/1 ose 184. Këto dy numra janë shpëtimi yt i vetëm.

Paske bërë sot krahasime mes Vlorës dhe Shkodrës dhe paske thënë se ata ndryshojnë si nata me ditën. Po, e vërtetë është se në 6 vjet miliardat e shpërdoruara përmes “rilindjes tënde urbane”, e kanë kthyer “lungomaren” në një moçal, ndërsa edhe pa sadakanë tënde, Shkodra sot nuk krahasohet me surrogaton e çmendurisë tënde arkitekturore e urbane. Të paktën kaq e kisha në dorë, mos të të lejoja ty ta shkatërrosh Shkodrën time, siç ke përdhunuar me pllakat majolike qytetet ku qeveris ti.

Të paktën e kisha në dorë të mos të të lejoja ty të shkatërroje Kalanë e Shkodrës, siç shkatërrove Torrën Veneciane në Durrës për tê ngulur aty beton 6 milionë euro.

Ti flet për derexhen ku është katandisur sot opozita duke mu referuar mua, por shqiptarët e dinë se e vetmja derexhe ku është katandisur vendi është ajo që ke gatuar ti dhe bandat kriminale te tua në çdo qytet të vendit. Ti flet për mua si kryebashkiake, ndërsa ke futur si kanditat në bashki e institucione ushtarë të përgjëruar të kriminelëve. Ti flet për mua si kryebashkiake ndërsa modeli yt është modeli i Durrësit e i Kavajës. Halli i madh ta ka mundur edhe cikërrimën e arsyes. Por nuk më vjen aspak keq që nuk mundem ne të ndihmu. Sa për kush është kush, jam e sigurtë që përgjigjen do ta japin qytetarët. Kështu që deri të shtunën vazhdo të livadhisësh nëpër Shqipëri si “Robert Çamçakizi” dikur.

'Po të kisha molotov do gjuaja'', Rama- Ademit: Si mund të flasë një kryebashkiake ashtu, shkatërroi Shkodrën 
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si absurde deklaratat e kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi e cila tha se do kishte shumë dëshirë që të qëllonte me molotov.

"Sa shumë i pëlqente molotivi. Si mund të flasë kështu një kryetar Bashkie?. Shikoni Shkodrën në 30 vite e drejtuar nga PD dhe Vlorën në 4 vite. Mbas katër viteve do shihni çfarë ndryshimi do të bëjë ajo pas drejtimit të PS", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KUQO FADILE JEVGA: 07/06/2019 09:02

    Ore Shqiptar shikoni çfar tëmerri voltana të keqen nana mbushi xhepat e pëllit pa pushim. Po mir ja kan bo Shkodranve që kan vën në krye të Shkodrës një paçavure femër si voltana që të tana i ban e lesht e p*dhit si lan.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 07/06/2019 02:16

    BRAVO Z VOLTANA JA KE THONE TAMAM RAMAes

    Përgjigju
  • emigranti: 06/06/2019 21:14

    Deri para pak minutash e dija se pergjimet i ka kryer prokuroria.Por kryetarja e bashkise se Shkodres deklaron se ato jane kryer nga Bildi gjerman dhe RAMA mundohet te mbrohet duke perdorur" si gjethe fiku" bezen e shishes imagjinare me benzine.C'fare idiote, nuk kam degjuar ndonjehere kryebashkiak qe i paska kaq dobesi bombat molotov dhe hapni rrugen o popull se te shtunen do te zbrese ne proteste dora vete Voltana Ademi e armatosur me bomba molotov.Kujdes se mos te digjen leshte larte e poshte moj fycke.

    Përgjigju
  • CANE FADILE JEVGA: 06/06/2019 21:05

    O voltana je njeriu i fundit në Shkodër për kultur për moral e për nder.

    Përgjigju
  • Titaniku: 06/06/2019 20:32

    Sorr e degjenerume plehe

    Përgjigju
  • Baca Sale: 06/06/2019 20:27

    He te lumte goja trimnesha e baces keshtu duhet jo vetem me tregu qeline por edhe me e vra prandaj tregoji edhe koken ne kryq te snajperin, se keshtu e do ai, une ja vrava 4 rraha dhe burgosa nja 500 ndersa ai per nje shkop te Sahitit del e na kerkon falje, para cunami i te paudheve me Voltanen ne krye ta cojme ne te se emes Edvin Krimin se vetem krim sben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë