Rama: Opozita po e bën Shqipërinë 'dele të zezë', zgjedhjet do bëhen në 30 qershor

I palëkundur për shtyrjen e 30 qershorit dhe krejtësisht i bindur se zgjedhjet janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Ka qene ky fokusi i fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Cërrik, teksa prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie, Andi Salla.

Në fjalën e tij nuk kanë munguar akuzat për kundërshtarët politik, sipas së cilit, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë, pak para se të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Rama ironi me opozitën: S'rrinë dot pa dhunë dhe fillojnë të rrahin njëri-tjetrin

1559834861_ramanecerrik.jpg
Në takimin me qytetarët e Cërrikut, Rama nuk i ka kursyer ironitë për opozitën. Ai është shprehur se opozitës i pëlqen shumë dhuna dhe në vëmendje ka sjellë rastin e dhunimit bab e bir nga vetë protestuesit.

"Ne nuk jemi më të mirë e mundshëm, por më të mire se ne as ka pasur e as nuk ka. Nuk rrinë dot pa dhunë dhe kur nuk i del kush përpara rrahin njëri tjetrin. E patë si përfunduan bab e bir. Nuk kanë asgjë tjetër për t'i ofruar përveç dhunës. Të alarmuar nga reforma në drejtësi, janë kthyer njësoj si 'Beni që ecën vetë'. Këndon që të dëgjojë zërin e vetë nga frika ndaj errësirës. Kush preferon rrugët, do mbetet në rrugë se aty e meriton të mbetet", tha Rama.

Ora 17:46
Rama: S'do lejojmë të luhet si top lecke me Kushtetutën, zgjedhjet do bëhen

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se nuk e vë aspak në diskutim shtyrjen e zgjedhjeve, duke theksuar se ato janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Teksa ka theksuar se shkak për bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita është frika nga zgjedhjet dhe Reforma, kreu i qeverisë është shprehur se shtyrja e 30 qershorit nuk bëhet pasi nuk do shkelë Kushtetutën, apo ta trajtojë si 'top lecke'.

"Askush nga ata nuk e kthen kohën e Shqipërisë. Të gjithë e kanë kuptuar, edhe demokratët se ata kanë frikë nga zgjedhjet, prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë të dalin para popullit, të thonë çfarë kanë bërë dhe të tregojnë se sa të zotë janë për t'i bërë gjërat që thonë. Në vend të dalin para popullit që t'i thonë pse e duan votën, i kërcënojnë se s'do i lënë të votojnë. Nuk kanë idenë, nuk logjikojnë me argumente dhe prandaj kujtojnë se do imponojnë logjikën e kapsollave dhe të molotovit. Por një gjë ta keni të sigurt, ata janë të lirë që të vendosin për veten e tyre, dhe nëse vendosin që të vrasin vete politikisht nuk i pengojmë dot, por nuk vendosin për asgjë tjetër për Shqipërinë. Ka njerëz që me dashamirësi thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa ata. Nëse shkaku i mos hyrjes së tyre në zgjedhje nuk do ishin ata vetë, po ne, atëherë zgjedhjet do ishin antidemokratike. Por ata e vendosën vetë, kështu që zgjedhjet pa ata janë demokratike dhe kush mendon se rruga më e urtë do të ishte që meqë ata kanë dalë mendsh ne duhet ecim me parimin "budallait" hapi rrugë, duhet ta imagjinojë se çdo të thotë kjo. Kjo do të thotë që t'i hapësh rrugë një historie që nuk mbaron më...kështu zgjedhjet kthehen në të drejtën e partive për të luajtur me Kushtetutën si top lecke dhe me popullin si ta kenë ata për mbarë. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Imagjinoni ça do të ndodhte sikur ne të pranonin imponinim e logjikës së dhunë, kjo do të thoshte t'i hapim rrugës politikës destruktive. Ne padiskutim që kemi gabimet tona, kemi të metat tona. Kemi shumë gjëra për të bërë dhe korrigjuar. Ne nuk jemi më të mirë e mundshëm, por më të mire se ne as ka pasur e as nuk ka. Nuk rrinë dot pa dhunë dhe kur nuk i del kush përpara rrahin njëri tjetrin. E patë si përfunduan bab e bir. Nuk kanë asgjë tjetër për t'i ofruar përveç dhunës. Të alarmuar nga reforma në drejtësi, janë kthyer njësoj si 'Beni që ecën vetë'. Këndon që të dëgjojë zërin e vetë nga frika ndaj errësirës. Kush preferon rrugët, do mbetet në rrugë se aty e meriton të mbetet", tha Rama.

Ora 17:45
'Po të kisha molotov do gjuaja'', Rama- Ademit: Si mund të flasë një kryebashkiake ashtu, shkatërroi Shkodrën

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si absurde deklaratat e kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi e cila tha se do kishte shumë dëshirë që të qëllonte me molotov.

"Sa shumë i pëlqente molotivi. Si mund të flasë kështu një kryetar Bashkie?. Shikoni Shkodrën në 30 vite e drejtuar nga PD dhe Vlorën në 4 vite. Mbas katër viteve do shihni çfarë ndryshimi do të bëjë ajo pas drejtimit të PS", tha Rama.

Ora 17:23
Balla nga Cërriku: PD-LSI janë bërë bashkë kundër Shqipërisë

Nga Cërriku, teksa prezantoi kandidatin për Bashkinë, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla komentoi edhe situatën politike. Ai tha se ndryshe nga PD-LSI, PS po punon për të mirën e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.

"Rruga kundër Shqipërisë ka bërë bashkë PD-LSI. Luli dhe Monika mundohen t'i bëjnë dëm rrugës Europiane të Shqipërisë", tha Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhevahir bilal rumaduc haxhia: 06/06/2019 21:10

    O Edi Rama nëqoft se je BURR zgjedhjet duhen bër e lyli vër në të sëmës të shkoi .

    Përgjigju
  • lexues: 06/06/2019 18:07

    per njerin nga ju eshte fundi, ose ti ose luli, per popullin duhet te kuptoje vetem se per interesat ose kapriciot e tyre jane gati te shkojne ne lufte e te mos e cajne irakun per ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille