Adi Krasta në Pallatin
e Kongreseve: Duam rotacion politik
Adi Krasta përuron erën e show-t politik në Shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar. E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit. Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit.
Adi Krasta përuron erën e show-t politik në shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar- shkruan respublica.al. E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit. Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit. Ky ishte një mesazh, të cilit ai më pas i tha përthyerje të shumta të llojit “PD-ja di ta bëjë mirë opozitën”, apo “kjo qeveri duhet të mësojë nga unë, dmth të mbajë dietë, dmth të mos hajë shumë mut”. E duartrokitën dhe ambasadorët që ishin në sallë (nuk ish e rastit që ishin ftuar Arvizu dhe Sequi, por jo Wollfarth-i). I vetmi politikan i ftuar ish Edi Rama.
Show ishte i ndërtuar në stilin ‘Celentano’, dmth kish monologje ku Krasta kish rast të hidhte spica, të bënte humor e të mbante qëndrime, kish intervista të shkurtëra me të ftuar të ndryshëm (të ftuarit e djeshëm ishin të huaj të lidhur në mënyra të ndryshme me Shqipërinë), kish një skenografi jo shumë të rënduar, që Adit vetë i pëlqente ta kualifikonte si të periudhës Belle Epoque, kish disa monitorë të mëdhej, të cilët ishin edhe dekorativë, edhe funksionalë (ai “dialogonte” vazhdimisht me këta monitorë ku shfaqeshin thënie, batuta, karakterizime, portrete, denoncime, etj), kish një orkestër që luante live (ish ajo me emrin Gaspër Çuçia), etj. Mungonin këngët, por këto i kish zëvendësuar me një trupë të mirë baleti.
Publiku u duk sikur e shijoi show-n, i cili u mbajt nën kontroll gjatë gjithë kohës nga Krasta (duke përjashtuar intervistën me personazhin e televizioneve italiane, Platinette). Shkurt, nëse Krasta duhet të ketë pasur ndonjë merak, s’duhet ta ketë më. Gjëja i shkoi shumë mirë. (am/respublica.al/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12.5%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd, ministria: Morën pjesë 107 mijë qytetarë
15 Mars, 20:58
-
E-maili i dërguar punonjësve të Zërit të Amerikës: Mos hyni në institucion
15 Mars, 20:51
-
VIDEOLAJM/ Çmenduria e Berishës, i premton të voglit nga Tropoja live në televizion: 'Gjyshi' do ta hapë TikTok më 12 maj (harron që aplikacioni ndalohet për fëmijët nën 13 vjeç)
15 Mars, 20:47
-
GOLAT/ Mbappe shkëlqen me dopietë, Real Madrid përmbys 1-2 Villarrealin dhe merr kreun e La Ligas
15 Mars, 20:46
-
Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH, kjo nuk quhet censurë
15 Mars, 20:38
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Pamjet treguan se protesta ishte dështim madhështor, Berisha bëhet qesharak: Në 35 vite ishte më mbresëlënësja! Nga cilësia krahasohet me protestën e studentëve të dhjetorit
15 Mars, 20:27
-
Mbyllet protesta e Berishës për mbylljen e TikTok, nuk zgjat as një orë
15 Mars, 20:17
-
VIDEO/ Milani përmbys 2-1 Comon, Reijnders gol dhe asist
15 Mars, 20:07
-
FOTOLAJM/ Në Beograd protesta më e madhe në histori, Berisha në Tiranë mbledh vetëm një grusht protestuesish
15 Mars, 19:58
-
'Allahu ekbar' – Protestuesi i Berishës habit të pranishmit! Përpjekja për ta ndaluar nuk jep sukses
15 Mars, 19:57
-
Tubimi për TikTok/ Aktori Mehdi Malkaj i ‘zë’ vendin të rinjve, kujton para Berishës protestat në Greqi e Serbi për tragjeditë: Të votojmë ndryshimin se vdiqëm! (harron Gërdecin)
15 Mars, 19:49