Kjo mundësi e re për bizneset do të realizohet përmes një projekti të përbashkët mes ADISA, BERZH dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilat në mesin e muajit tetor kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për këtë qëllim.
Projekti synon të ofrojë informacion e ndihmë veçanërisht për mikro-bizneset, bizneset e vogla e të mesme, sa i takon detyrimeve tatimore të aplikueshme për to, si dhe të asistojë biznesin me akses në një mori burimesh informacioni mbi legjislacionin tatimor në fuqi.
Për këtë qëllim sportelet e këshillimit do të ofrojnë materiale informuese lidhur me detyrimet tatimore të aplikueshme, të përshtatura për nevojat e biznese e lehtësisht të kuptueshme.
Kjo është menduar të shërbejë edhe si një platformë dialogu publik-privat, duke patur parasysh dhe shqetësimet e vazhdueshme të biznesit për mungesë informacioni të përshtatshëm mbi legjislacionin tatimor dhe detyrimeve që burojnë prej tij.
Projekti është një hap serioz për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit e biznesit, çka lehtëson aksesin në informacionin e nevojshëm mbi shërbimet publike.
(Sportel këshillimi i ADISA)
d.c./shqiptarja.com







