ADK, Bushati: Duam respektim të
marrëveshjes bashkëqeverisëse
U mblodh dje Këshilli Drejtues i Qarkut të Tiranës i ADK ku morën pjesë drejtuesit e degëve të Tiranës, Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.
U mblodh dje Këshilli Drejtues i Qarkut të Tiranës i ADK ku morën pjesë drejtuesit e degëve të Tiranës, Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës. Kreu i ADK, Zef Bushati theksoi rëndësinë e partisë së tij në qeverisje. “Në konferencën e përbashkët me z.Rama nënvizuam rëndësinë e bashkëpunimit për arritjen e fitores në zgjedhje.
Z.Rama e vlerësoi kontributin e demokristianëve si një vlerë e shtuar në koalicion. Sot mbas fitores së koalicionit ADK ka përpara një mision të ri.
Demokristianët do kenë rolin e tyre në realizimin e programit të qeverisë “Rama”.
Të punojmë me përkushtim për zbatimin konkret të rolit tonë, ky është objektivi ynë dhe misioni që kemi marrë përsipër”, tha Bushati. Për të nuk duhet të ketë devijim nga rruga e nisur. “Nëse nuk do të ketë respektim të marrëveshtjes përgjegjësia s’bie mbi ADK, por mbi ata që nuk u treguan korrektë dhe prishën marrëveshjen me demokristianët.
Rruga politike është e gjatë. ADK nuk ka hyrë në politikë për karrige, por për të realizuar misionin e saj, për të implementuar pjesë të programit te saj nëpërmjet detyrave në kabinetin qeveritar. Në rrugën tonë kërkohet të jemi të bashkuar, të fortë. ADK është portë e hapur mirëpret gjithë demokristianët që duan të bashkëpunojnë me ne”, tha Bushati.
Ndërsa nënkryetari i ADK
Kujtim Gjuzi nënvizoi rëndesinë zgjerimit dhe forcimit të mëtejshëm të ADK që do ti shërbejë përgatitjeve e pjesmarrjes në zgjedhjet e ardhshme lokale. “ADK do kandidojë ne gjithë bashkite e komunat me kandidatët e saj. Jemi partia më serioze, me e organizuar e demokristianëve. Do shndërrohemi lokomotiva që do drejtojë të gjithë vagonët e trenit demokristian në Shqipëri”, tha Gjuzi.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Për mustaqet e Kujtimit!
11 Mars, 06:58
-
FOTOT/ Përfaqësuesi tipik i intelektualëve të ‘Shqipërisë Madhështore’
10 Mars, 17:08
-
Berisha prezanton ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit: Jepja, se çmendet Rama për to! Idrizi mungon, Jenisheri pa 'ftesë' (VIDEO)
10 Mars, 13:28
-
Çmenduria e Këlliçit: Nga aleatët 25% të votave më shumë! Vëzhgimi i Report TV: Kryetarë partish që nuk ‘ekzistojnë’ as në Facebook, pa ndjekës dhe zero komunikim (VIDEO)
8 Mars, 12:22
-
Edmond Arizaj: Groteskët madhështorë
6 Mars, 20:04
-
Berisha i përgjigjet Ramës dhe mbron aleancën me Gjuzin: Zogu i qyqes, vodhi me ‘Lubi Ballukun’ 50 mln euro te tuneli i Llogarasë! Koalicion fitues
6 Mars, 19:49
-
Gjuzi aleat i PD-së: Berisha 'Skënderbe', por në listën e Tiranës ka 4-5 sorosianë! Ironia e Merkoçit: Nga Rithemelimi, te riciklimi
6 Mars, 19:16
-
Rama me të rinjtë e PS: Hyrja në BE sjell dhe financa ekstra, ‘tangoja’ me Kujtim Gjuzin do sillte lëkundje, ai është lulja më e bukur e koalicionit të Berishës
6 Mars, 18:00
-
‘Shporta’ groteske e PD-së me komunistë, ballistë, çamë, grekë, burgaxhinj, nongrata, budallenj dhe analfabetë me grada
6 Mars, 10:38
-
Ylli Pata: Parodia e MAGA-s, pse Berisha po garon me kuajt e vjetër?
4 Mars, 19:43
-
Kush janë aleatët e Berishës për zgjedhjet e 11 majit! Bashkimi absurd i çamëve me grekët dhe një seri me forca politike të panjohura! Meta më i ‘përkëdheluri’
4 Mars, 17:46
-
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës në burg i jep 4 deputetë të sigurt (EMRAT)
4 Mars, 08:13